Categories
Të tjera

Të krijosh me duar një rrugë mes shkëmbit… (Foto)

Ne vërtet krenohemi me tunelin e Rrugës së Kombit, por banorët e një fshati në Kinë treguan se mund të bëjnë vetë mrekullinë, nëse janë të vendosur.
Fshati i tyre Guoliang nuk lidhej dot me pjesën tjetër përveçse me disa shkallë të rrezikshme mbi shkëmbinj.
Atëherë kryetari i fshatit vendosi që bashkë me 13 fshatarë të tjerë të punojnë për ndërtimin e një rruge mes shkëmbinjve.
U deshën plot pesë vjet, por ata ia dolën dhe i dhuruan fshatit një rrugë që është 1250 metra e gjatë dhe në një lartësi 110 metra.
Rruga është ndërtuar 40 vjet më parë, por tani është një atraksion turistik./ep
 
2





Exit mobile version