Categories
Lajme FRI

Dhimbja te unë

Dhimbja tjetër vend s’pati,
Erdhi te unë strehë të kërkojë.
Thashë se kështu e dashka fati,
Shkoftë kjo jetë, vetë si të dojë!
Dhimbja brodhi gjithkah gjetiu,
Kaloi e përshkoi çdo kontinent.
Paskësha qenë te plaku e te i riu,
E në fund te unë, si i papuni në ent.
Dhimbja nuk tregoi pasaportë,
Po mu atë ma mori mua.
Gëzimin ma mbylli në kasafortë,
Më tha se më urren, si ndarjen një grua.
Dhimbja ma mori botën, po në të më la,
Më shikonte shumëkush, po pakkush më pa.
E çfarë të duhet në botë të jesh,
Kur veten brenda botës nuk mund ta gjesh?
Dhimbja erdhi te unë – dashka hizmet,
E ditka se unë i shkruaj poezi.
Na qenka vetë mbretëreshë, vetë mbret,
E unë hizmeqari, nga e cila vazhdimisht mbaj zi…
Dhimbja vetë vetës emrin i gjeti,
Se gjithkush emëroi diçka, atë askush.
Se si duhet ta ketë emrin, të gjithë i pyeti,
Pastaj u vetëquajt zjarr që nuk ka prush!

Arsim Jonuzi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version