Autor: Dr. Ahmed Semir
Presidenti legjitim Dr. Muhamed Mursi ka bërë dhjetë gabime kryesore që quan drejtë grusht shtetit pas një viti, që kalojë si rrufeja, pas zgjedhjes së tij president të një vendi që ishte rënduar rënd nga barra e korrupsionit dhe despotizmi. Këto dhjetë gabime apo dhjetë shkaqe që quan drejtë një puçi ushtarak janë:
1. Gabimi i parë (shkaku i parë i grusht-shtetit)
Presidenti Dr. Muhamed Mursi, qeverisjen e tij e filloj me një turne jashtë vendit, që kishte për qëllim që të përmirësonte imazhin e Egjiptit dhe qeverisjes së tij tek vendet e jashtme, e po ashtu dëshironte që të tërhiqte investimet e jashtme. Këtë turne jashtë vendit, Presidenti Muhamed Mursi, e filloj me vizitën që ia bëri Kinës, e pastaj Rusisë, Brazilit, Pakistanit, Afrikës së Jugut, por nuk kishte shkuar e as që kishte paralajmëruar që kishte në plan për ta vizituar Amerikën që llogaritet vendi nënë në mbikëqyrjen dhe financimin e Egjiptit që nga koha e Sadatit. Kjo ishte një shenjë e qartë se Presidenti Mursi që të dal nga manteli i hegjemonisë amerikane duke e refuzuar vartësinë nga Amerika, e që realisht me këtë kishte kundërshtuar qëndrimin amerikan karshi interesave të tyre që kishin ndaj Egjiptit pasi që Amerika e llogariste Egjiptin si përfaqësues të interesave të saja në Afrikë, Lindje të Afërt dhe të Mesme. Ky gabim ishte i mjaftueshëm për të armiqësuar Amerikën dhe për të ngjallur frikën e Izraelit.
2. Gabimi i dytë (shkaku i dytë i grusht-shtetit)
Qëndrimi i Egjiptit që e pati ndaj luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në nëntor të 2012-tës. Ky qëndrim kishte ndryshuar ekuacionet e betejës në rajon pasi që Presidenti Mursi menjëherë ishte pozicionuar në përkrahje të palestinezëve duke e bërë tërheqjen e ambasadorit të Egjiptit nga Tel Avivi, pastaj duke e dërguar Kryeministrin e Egjiptit në Rripin e Gazës për të shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e Egjiptit ndaj popullit palestinez. E tërë kjo bëri që Izraeli që ndryshonte qëndrimet e tij dhe të detyrohej që të pranonte të gjitha kushtet e parashtruara nga rezistuesit palestinez. Në mesin e këtyre kushteve të parashtruara ishte edhe armëpushimi i menjëhershëm si dhe hapja e kufijve të Rripit të Gazës. Kjo e kishte bërë Presidentin Dr. Muhamed Mursin që të shfaqej si një lider islamik të gatshëm për të menaxhuar me krizat e Lindjes së Mesme, ashtu siç edhe e kishin përshkruar mediat amerikane dhe ato sioniste. Ky gabim i tij e kishte bërë, që prapë, të merrej si pretekst i mjaftueshëm për acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Egjiptit në një anë dhe Amerikës e Izraelit në anën tjetër.
3. Gabimi i tretë (shkaku i tretë i grusht-shtetit)
Insistimi i vazhdueshëm në zbatimin dhe zhvillimin e projektit të Kanalit të Suezit që do ti sillte Egjiptit përfitime deri në 100 miliard dollar në vit. Me zbatimin e këtij projekti, Egjipti synonte që deri në vitin 2022 të arrinte të bëhej një prej vendeve më të zhvilluara ekonomikisht. Kjo do të bënte një bum të madh në ekonominë botërore dhe do të ia mundësonte Egjiptit që të fitonte një pavarësi në vendimmarrje dhe një kurs ekonomik të pavarur nga qëndrimet politike të Egjiptit. E tërë kjo paraqiste një rrezik të jashtëzakonshëm për interesat amerikane në rajon e po ashtu kjo i dështonte tërësisht projektet e Izraelit për pushtimin e Sinait. Sepse ky projekt që lidhë interesat dhe investimet e vendeve të mëdha me Sinanë në esencë është paraparë që të jetë një lidhje për projektet globale dhe kapitaliste të Fronit Lindor dhe interesave e ambicieve të Egjiptit dhe Izraelit. Kësaj mund të ia shtojmë edhe atë që e kishte thënë analisti amerikan Noam Chomsky në një seminar rreth revolucionit egjiptian të mbajtur në Universitetin Kolumbia të Amerikës ku ndër të tjera kishte thënë se: Projekti i Kanalit të Suezit do të bëhej fatkeqësia më e madhe ekonomike për Emiratet e Bashkuara e sidomos për Dubain pasi që Dubai e ka ekonominë më të dobët produktive dhe tërë ekonominë e saj e ka të mbështetur në portet detare. Pasi që fushat e naftës në Emiratet e Bashkuara janë të përqendruara në Abu Dhabi andaj zhvillimi i këtij projekti do të bënte që të shkatërrohej tërësisht ekonomia e Dubait brenda 20 viteve, prej tani, pasi që Duabi është vendi më i varfër për nga burimet natyrore brenda 7 vendeve përbërëse të Emirateve të Bashkuara Arabe. E ky gabim ishte i mjaftuar që të nxiste armiqësi nga ana e Amerikës, Izraelit dhe Emirateve Arabe.
4. Gabimi i katërt (shkaku i katërt i grusht-shtetit)
Projekti për zhvillimin dhe ndërtimin e Sinasë, e cila zë një sipërfaqe prej 31% të tërësisë territoriale të Egjiptit, si dhe përmbyllja e dosjeve të izolimit të Sinasë dhe lidhjen e saj me Luginën përmes zhvillimeve, rindërtimeve dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit. Për të arritur këtë, Presidenti Muhamed Mursi, për buxhetin e vitit 2013-2014 kishte ndarë 4.4 miliard sterlina dhe po ashtu kishte marrë vendim që të ndaheshin rreth 2.5 miliard sterlina për forcat e armatosura në mënyrë që të fillonin projektin e rindërtimit dhe të zhvillimit të asaj pjese, po ashtu kishte dhënë urdhër që të fillonte ndërtimi i qytetit milionësh në mënyrë që të shtonte dendësinë e popullatës në atë pjesë të Sinas, po ashtu kishte dhënë urdhër që të themeloheshin edhe dy universitete- njëri në jug e tjetri në veri- dhe të ju jepen përparësi të njëjta me të tjerat në mënyrë që të bëhet tërheqja e studenteve dhe të zhvillohej Sinaja. Të gjitha këto projekte për zhvillimin e Sinas paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe po ashtu pamundëson zhvillimin e projekteve të Izraelit, projekte këto që synojnë zgjerimin e Izraelit në hapësirat arabe. E edhe ky gabim ishte i mjaftueshëm që edhe më shumë të armiqësonte Izraelin dhe përkrahësit e tij.
5. Gabimi i pestë (shkaku i pestë i grusht-shtetit)
Të menduarit e Presidentit Dr.Muhamed Mursit që të mjaftohej me prodhimtarinë e grurit vendor si dhe plani i tij për të filluar ndërtimin e hambarëve të rinj, pastaj inkurajimi i fermerëve që të merren me prodhimin e grurit si dhe përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje që, brenda tri viteve të ardhshme dhe ende pa e përfunduar fazën e parë të qeverisjes së tij, do ta qonte Egjiptin drejt prodhimit të mjaftueshëm të grurit për tërë popullatën e tij. Duhet ditur se Egjipti është vendi më i madh importues i grurit dhe se gruri sot llogaritet si një armë strategjike që përdoret nga vendet e zhvilluara për të bërë një presion politik ndaj vendeve në zhvillim por që ende importojnë grurë. Prej këtyre vendeve në zhvillim që ende kanë nevojë për import të grurit është edhe Egjipti i cili që nga viti 2009, sipas borsës së Çikagos dhe asaj të Këshillit Ndërkombëtar për drithërat, importon rreth 10 milion ton grurë për çdo vit. E që deri në vitet e fundit, ishte Amerika ajo që përmbushte 41.5% të këtyre nevojave, Australia 22.7%, Evropa 12.7%, dhe Kanada 3.6%. Të gjitha këto vende nuk do të lejonin që në asnjë mënyrë Egjipti të mund të arrinte të prodhonte sasinë e mjaftueshme të grurit pasi që Egjipti me anë të këtij importi ishte bërë pjesë perandorake e ekonomisë së tyre që kryesisht bazohet në bujqësi dhe veçanërisht në prodhimtarinë e grurit dhe eksportin e tij në Egjipt. E po ashtu, gruri sot përdoret edhe si një mundësi trysnie dhe presioni politik për arritjen e qëllimeve dhe realizimin e interesave në rajon. Andaj një gabim i tillë do të ishte i mjaftueshëm që të largonte furnizuesit kryesorë të Egjiptit siç janë: Amerika, Evropa dhe Izraeli.
6. Gabimi i gjashtë (shkaku i gjashtë i grusht-shtetit)
Fillimi i zhvillimit të mekanizmave për zhvillimin e sistemit egjiptian të arsimit si dhe heqjen e rolit të Qendrës për Zhvillim të Arsimit, të ekspertëve dhe të këshilltarëve të saj amerikan si dhe vendosmëria për të ndërtuar një sistem të ri të arsimit egjiptian që do të përqendrohej në zhvillimin dhe ngritjen e një njeriu mysliman produktiv të Egjiptit. Ky sistem do të ngrihej mbi vlerat dhe etikën, si dhe mbi progresin shkencorë dhe mbi nevojat e vendit dhe të tregut të punës. E e tërë kjo do të qonte drejtë ndryshimit të doktrinës dhe sjelljeve të tyre dhe do ta shndërronte popullin egjiptian në një popull produktiv dhe pozitive. E edhe ky gabim do të ishte i mjaftuar për acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Egjiptit dhe Amerikës e të Izraelit.
7. Gabimi i shtatë (shkaku i shtatë i grusht-shtetit)
Qëndrimi i Presidentit Dr. Muhamed Mursit rreth situatës në Siri, vendimi i tij për heqjen e vizave për sirianët që duan të hyjnë në Egjipt, trajtimi i nxënësve sirian sikurse nxënësit egjiptian, shkëputja e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me regjimin e Beshar El-Asadit, mbyllja e selisë së ambasadës siriane në Egjipt, mbyllja e selisë së ambasadës egjiptiane në Damask, të gjitha këto veprime e rikthejnë edhe një herë Egjiptin në krye të vendeve arabe dhe islame pas një kohe të gjatë të dobësisë dhe dekadencës së tij e po ashtu edhe dal e Egjiptit nga rendi i SHBA-ve në përcaktimin e detyrave ndaj vendeve dhe qeverive të Lindjes së Mesme siç ishte bërë zakon. E mbi të gjitha ishte organizimi i ‘’ Konferencës së kombit egjiptian në përkrahje të revolucionit sirian ‘’, që u organizua në prani të një elite të gjerë të dijetarëve, politikanëve, thirrësve dhe figurave publike më eminent të botës islame. Kjo konferencë ia kishte kthyer edhe një herë ia kishte kthyer vëmendjen tërë botës drejt botës islame dhe po ashtu ishte edhe si paralajmërim se në qiellin e botës arabe dhe islame do të shfaqej një yll që kishte kohë pa u shfaqur dhe që do të dëshmonte për ardhjen e kohës kur vendet islame do të pavarësoheshin në vendim-marrje, në përcaktimin e rrugëtimit drejt të ardhmes së përbashkët dhe përzgjedhjen e lirë të qeveritarëve të tyre. Edhe ky gabim ishte i mjaftueshëm për të ngjallur armiqësi me Sirinë, Kinën, Rusinë si dhe për të ngjallur armiqësi ndaj Amerikës, Izraelit dhe vendeve mike të tyre.
8. Gabimi i tetë (shkaku i tetë i grusht-shtetit)
Planifikimi për të rikthyer realizimin e projektit të G8-tës Islame ( apo grupi i tetë vendeve të mëdha islame ), apo hapja e një korridori të zhvillimit islam. Ky projekt synonte që të realizohej përmes zhvillimit të fuqishëm ekonomik dhe politik me Turqinë dhe qeverinë e saj, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe projekteve, pastaj hapja e tregjeve të mallrave ndërmjet Turqisë dhe Egjiptit, investimet ndërshtetërore ndërmjet këtyre dy vendeve, pastaj orientimi i këtyre dy vendeve dhe përpjekja e tyre për hapjen e një korridori që do të lidhte zhvillimin e Turqisë, Egjiptit, Pakistanit dhe Malajzisë duke e bërë një njësi gjigande industriale përgjatë vijave të tetë vendeve kryesore të industrializuara. E tërë kjo paraqet një rrezik tepër të madh për vendet më të zhvilluara dhe për interesat e tyre, e po ashtu edhe për vetë Izraelin.
9. Gabimi i nëntë (shkaku i nëntë i grusht-shtetit)
Presidenti, Dr.Muhamed Mursi, gaboi kur i kushtoj kujdes zhvillimit dhe reformave pasi që mendoj se këto nuk janë më preliminare dhe më të rëndësishme sesa hedhja e themeleve të një qeverisje të mirë dhe të shtrirjes së kontrollit mbi vend dhe në veçanti mbi vendet kyçe të Egjiptit. E po ashtu e llogarisë si gabim të Presidentit Dr. Muhamed Mursit, pakujdesin e tij ndaj ngritjes dhe zotërimin e katër shtyllave kryesore për ndërtimin e shtetit e që janë: Ushtria, Policia, Gjykata dhe Mediat. Andaj preokupimi i tij me vizitat jashtë shtetit, përkushtimi i tij për zhvillimin e brendshëm dhe përmirësimin e gjendjes së popullit të tij, si dhe angazhimi i tij në tërheqjen e investimeve të jashtme duke i lënë pas dore këto katër shtylla të shtetit ishte shkak për puçin ndaj tij. Këto katër shtylla kryesore të shtetit ishin duke ngritur një shtet jashtë kontrollit të tij dhe ishin duke u përgatitur për të hakmarrë kundër tij dhe kundër qeverisë së tij. Edhe ky gabim ishte i mjaftueshëm që ti hapte rrugë ushtrisë dhe popullatës egjiptiane që të përmbyste Presidentin dhe qeverinë e tij dhe të fundoste revolucionin egjiptian.
10. Gabimi i dhjetë (shkaku i dhjetë i grusht-shtetit)
Presidenti, Dr. Muhamed Mursi, gaboi po ashtu kur u nxitua në ngritjen e një shteti islam duke mos i marrë parasysh kushtet për një qëndrueshmëri dhe vendosmëri të qeverisjes së tij si në vend, në rajon dhe në botën mbarë por ky nxitim e futi në një konflikt ndërkombëtarë të jashtëm dhe të brendshëm duke ia pamundësuar që të ketë një stabilitet në qeverisjen e tij në mënyrë që të krijonte qëndrueshmëri. Edhe ky gabim si edhe gabimet e më hershme të Presidentit Dr. Muhamed Mursit ishin të mjaftueshëm për shkatërrimin e imazhit të qeverisjes së tij dhe për përhapjen e dezinformatave të dështimit të tij ende pa filluar si duhet. E tërë kjo fushatë kundër tij u mundësua nga mediat dhe shtyllat tjera të shtetit që i kishte lënë pas dore.
Të gjitha këto gabime ishin shkak për krijimin e një aleance ndërkombëtare kundër përvojës së sapo lindur të Presidentit Dr. Muhamed Mursi dhe një konspiracion për të bërë atë të dështojë duke e detyruar që të angazhohet me çka është më e ulët për nga rëndësia.
Ndodhi se çka ndodhi me puçin ushtarak në Egjipt që ishte nën përkujdesin e Amerikës dhe Izraelit dhe të financuar nga Shtetet e Gjirit e në veçanti nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe duke e bartë pas vete edhe bekimin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Por me gjithat më duhet të pranoj se ishim gabim kur nuk i kushtuam rëndësi katër shtyllave kryesore mbi të cilat ngritët shteti sepse këto shtylla janë bazë për të pastruar shtetin nga mbetjet e qeverisjes së kaluar, por u preokupuam dhe u angazhuam në zhvillimin dhe reformat e vendit duke i lënë pas dore këto shtylla dhe duke besuar në vigjilencën e popullit, ndërgjegjen e opozitës dhe atdhedashurinë e ushtrisë.
Përktheu: Artan Musliu
EDITOR
11 years ago
previous article
Noti, sporti më i dobishëm
next article
Izraeli mban në burg 220 fëmijë palestinezë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago