Tek shumica e njerëzve kënaqësia e kësaj bote është e lidhur me pasuri dhe fëmijë. Për këtë, All-llahu xh.sh., e ka përmendur në Kur’anin e Madhërishëm ku thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote…” (El-Kehf: 46)
Mirëpo, a thua pasuria dhe fëmijët gjithmonë janë mirësi prej All-llahut për robin e Tij, apo ka mundësi që të jenë edhe sprovë për të?
Ne duhet ditur se këto dy dhunti që na i ka dhuruar All-llahu mund të jenë mirësi për neve, por ato mund të jenë edhe sprovë për ne, në mënyrë që All-llahu të shikoj se kush prej nesh jemi falënderues.
A thua si mund të jetë pasuria mirësi dhe në të njëjtën kohë edhe sprovë?!
Ajo mund të jetë mirësi atëherë kur përdoret në atë që të ka urdhëruar All-llahu xh.sh. Duhet ditur se Allahu xh.sh., të ka dhënë këtë pasuri në mënyrë që ti të blesh me të Xhenetin. Thotë All-llahu në Kur’an: “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. “ (Et-Tevbe:111)
Është prerë tek Pejgamberi a.s., një kurban, dhe është dhënë për sadaka(lëmosh) i tëri përveç një krah i tij, i tha nëna e besimtarëve Aishja –Allahu qoftë i kënaqur me të-: ” Nuk ka mbetur tek ne përveç se një krah”, ndërsa Pejgamberi a.s., e përmirësoi fjalën e saj duke thënë: ” E tëra ka mbetur përveç krahut.”
Pra, atë që ke shpenzuar ajo është e cila do të shpërblehet me ndriçimin e varrit tënd dhe zgjerimin e pjesës(hises) tënde në Xhenet, por edhe me hyrit e premtuar për ty, që të presin me një dëshirë të zjarrtë. E ajo që mbeti prej saj… Ajo është e pakët, do të humbet(zhduket)… Nuk do të kesh asgjë dobi prej saj, vetëm se në këtë botë…
Njëri prej tyre ishte Uthman bin Afani i cili e bleu Xhenetin dy herë: Një herë kur e dëgjoi Pejgamberin a.s., duke thënë: “ Kush e përgatitë ushtrinë(për luftën e Tebukut) për të është Xheneti.” Ai e përgatiti atë ushtri. Ndërsa hera e dytë ishte kur e dëgjoi Pejgamberin a.s., duke thënë: “ Kush e hap pusin e Rumës për të është Xheneti.” Dhe ai e hapi atë. Ky ishte që Abdullah ibn Mesudi për të ka thënë: “ Në momentin kur kemi hyr tek ai, nuk kemi mundur të dallojmë diçka në mes tij dhe shërbëtorit të tij!!”
Pra, Islami nuk të ndalon ty në të poseduarit e pasurisë, përkundrazi Pejgamberi a.s., ka thënë: “ Mirësia e pasurisë së pastër është për robin e pastër.”(Transmeton Imam Ahmedi)
Gjithashtu, Uthmani ka qenë Sahabij miliarder, mirëpo a e harxhoi pasurinë e tij për luftë në rrugën e Allahut?! Natyrisht se po; sepse ajo pasuri ka qenë në dorën e tij e jo ne zemër, kjo ishte arsyeja që e bëri të kuptoi urtësinë e krijimit të pasurisë.
Mirëpo, kjo pasuri mund të jetë edhe sprovë për ty. Nëse ajo shpenzohet për në rrugë të gabuar, në bërjen e mëkateve, shfryrjen e epsheve… E që kjo dukuri po ndodh shumë në kohën tonë, atëherë kjo pasuri bëhet shkak për shkatërrimin tënd në këtë botë, por edhe për hedhjen tënde në zjarr në botën tjetër. Sa përfundim i keq që është ky…
Pejgamberi a.s., ka thënë: “ Vërtetë çdo umet(popull)ka pasur nga një sprovë, e sprova e umetit tim është pasuria.”(Transmeton Et-Termidhij dhe Hakimi)
Prandaj, pangopësia e birit të Ademit në pasuri nuk ka përfundim, në qoftë se i posedon dy lugina prej arit, mendon si t’i bënë tri. Pastaj kjo pangopësi e detyron atë që të përdor çdo burim vetëm që të arrij tek pasuria, edhe nëse është e ndaluar…
Kjo është koha që na lajmëroi Pejgamberi a.s., në të cilën njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje si të fitojnë pasuri, duke humbur ndjeshmërinë e besimit e cila dallon të lejuarën nga e ndaluara. Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Do të vijë një kohë tek njerëzit që nuk do t’i kushtojnë vëmendje se si e fitojnë pasurinë: A është e ndaluar apo e lejuar?!”(Transmeton Buhariu dhe Imam Ahmedi)
Ndërsa, dhuntia e dytë me të cilën e ka furnizuar All-llahu robin e Tij, e që ka mundësi të jetë pro apo kundër tij në ditën e gjykimit është fëmija.
Fëmija mund të jetë mirësi pro teje në ditën e gjykimit atëherë kur ti e ke përmirësuar edukatën e tij. Pastaj çdo vepër e mirë e tij vendoset edhe në peshoren tënde. Veçse e tregon Pejgamberi a.s., në një hadith ku e stimulon çdo njeri për të përmirësuar edukatën e fëmijëve të tij dhe ngritjen e tyre ku thotë: “Vërtetë njeriu ngritët në shkallë të larta në Xhenet. Pastaj thotë: Prej nga kjo për mua? I thuhet atij: Nga istigfari(kërkim falja) i fëmijës tënd për ty.”(Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe dhe El-Behakij)
Andaj, nëse je ai që e do fëmijën tënd, bëj kujdes në furnizimin e tij me konsumimin e atyre të cilave i nevojiten në jetën e përjetshme. Nuk mjafton vetëm me furnizimin e atyre të cilave mbarojnë dhe nuk të sjellin gjë për në botën tjetër.
Nëse je ai që e do fëmijën tënd, mësoja atij Kur’anin; sepse nëse ai e mëson Kur’anin përmendësh, vendoset tek prindërit e tij një kurorë me dritë sikurse dielli, dhe vishen ata me një kostum që nuk kanë pasur në këtë dynja…
Mirëpo, nëse fëmija yt nuk i posedon këto gjëra që i përmendëm dhe nuk është edukuar ashtu siç urdhëron All-llahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë ai do të jetë sprovë për ty si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Do të detyrohesh të vjedhësh për hatër të fëmijëve tu. Do ta humbësh botën tjetër për këtë dynja kalimtare. Do ta shijosh dënimin e zjarrit për një kënaqësi të përkohshme dhe sikur të ishte kjo lumturi për vete, por për të tjerët!!
Hyri Mukatil bin Sulejman tek udhëheqësi Abasit Ebu Xheafer El-Mensur, ditën kur i është dhënë besa për udhëheqës, e i tha atij Ebu Xheaferi: Më këshillo mua o Mukatil. Ai ia ktheu: A të këshilloj me atë çka kam parë, apo me atë çka kam dëgjuar?! I tha: Me atë çka ke parë. Ai ia ktheu: O udhëheqësi i besimtarëve… Omer bin Abdulazizi lindi njëmbëdhjetë fëmijë dhe la tetëmbëdhjetë dinar pas vete. Është qefinosur me pesë dinar, i është blerë varri katër dinar dhe tjerat që janë mbetur janë shpërndarë për fëmijët e tij.
Ndërsa Hisham bin Abdulmelik lindi njëmbëdhjetë fëmijë. Ka lënë një pasuri që kur është ndarë tek fëmijët e tij, secili prej tyre ka marr një milion dinar. Pasha All-llahun, o udhëheqësi i myslimanëve, kam parë një ditë prej ditëve një fëmijë prej fëmijëve të Omerit duke dhënë sadaka(lëmoshë) një qind kuaj për luftë në rrugë të Allahut, dhe një fëmijë prej fëmijëve të Hishamit duke lypur nëpër treg.
Prandaj, të dashurit e mi, mëso se kush nuk falënderon All-llahun për mirësitë që ja ka dhënë, atëherë ato do të humbin… Nëse je furnizuar me fëmijë, falëndero All-llahu… Nëse je furnizuar me pasuri, falëndero All-llahun dhe jep lëmosh(sadaka) sa të kesh mundësi, sepse sa do e vogël të jetë ajo bëhet pengesë për ty nga zjarri… Thotë Pejgmaberi a.s.: “ Mbrohuni nga zjarri qoftë edhe me gjysmë hurme.”
Categories