Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë këtë të shtunë, me fillim nga ora 10:00 e mëngjesit, edhe ka realizuar aksionin e radhës për dhurim të gjakut, i cili realizohet në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq.
Ky aktivitet në Kërçovë realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga dega e FRI-së atje, çdo herë kur paraqitet nevoja, dhe falënderuar donatorëve të gjakut, ky aktivitet arrin sukses çdo herë. Sot u mblodhën rreth 30 njësi të gjakut, të cilat do të shfrytëzohen për nevoja mjekësore të pacientëve.
Shpresojmë që aktivitete të këtilla, në radhë të parë të jenë të dobishme për nevojtarët , dhe së dyti të shërbejnë për ngritjen e vetëdijes në aspekt shëndetësor.
Kërçovë, 29 tetor 2022