Ka filluar punimet konferenca e dhjetë për dialogun mes feve në Doha, me titull:”Përvoja të suksesshme në dialogun ndërfetar” ku marrin pjesë 75 vende të botës. Përgjatë tre ditëve, në këtë konferencë do të diskutohen format e afrimit mes feve, komunikimi konstruktiv mes tyre, zgjidhja e konflikteve, përshtatja e metodave të arsimit që ti shërbejnë bashkëjetesës paqësore dhe pranimit të tjetrit.
Në fund të punimeve të konferencës, një komision i përbërë nga përfaqësues të feve, do ti akordojë një institucioni të caktuar, çmimin ndërkombëtar të Dohas për dialogun ndërfetar. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Maqedoni, të pasurit dita ditës pasurohen, të varfrit në skëterrë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
1 year ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
1 year ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago