Mesazhe anti-shqiptare janë ngjitur në Nju Jork të Amerikës, ne vendet ku frekuentohen nga maqedonasit, duke apeluar të dalin në votime “mos u ndodh Kërçova apo Struga e dytë” kur shqiptarët u bashkuan për të pasur kryetar komune shqiptar në këto dy qytete.
Në adresë të redaksisë së Portalb-it është dërguar kjo fotografi e cila po shpërndahet edhe nëpër rrjetet sociale.
Ja se çfarë shkruhet në të:
“Vëllezër dhe motra Maqedonas,
Të mos lejojmë maqedonasit nga diaspora të përfaqësohet nga një shqiptar në Parlamentin Maqedon!!!
Të mos lejojmë të na ndodhë Kërçova dhe Struga në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ne këtë nuk e meritojmë!!!
Të tregojmë që populli maqedonas kujdeset për atdheun, din edhe të organizohet kur është e nevojshme.
Të regjistrohemi dhe të votojmë !
Të gjithë, masovikisht në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 26 prill 2014, të shtunën, në konsullatën e përgjithshme në Nju Jork nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.
Të mos e presim afatin e fundit por të gjithë të regjistrohemi menjëherë.
Udhëtimi për në Nju Jork dhe anasjelltas është gratis.” /Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Labi krenar me fëmijët e tij fetar
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago