Ligji për digjtalizimin e mediave i cili pritet të hyjnë në fuqi prej 1 qershorit rrezikon funksionimin e shumë mediave lokale në të gjithë Maqedoninë. Si shkak janë kostot e larta që duhet të paguajnë mediat për sinjalin digjital. Për dy televizionet lokale shqiptare në Kërçovë, TV Gurra dhe TV Uskana, pengesë edhe më e madhe është ndarja e regjionit për transmetimin e sinjalit të tyre i cili duhet të përfshijë Dollnenin, Prilepin, Resnjën, Krushevën dhe Manastirin.
“Na është bërë padrejtësi me ndarjen territoriael që duhet të kap sinjali i televizioneve lokale të Kërçovës. Shumë nga qytetet të cilat janë përcaktuar kanë një numër shumë të vogël të popullsisë shqiptare dhe nuk do të kemi shikueshmëri. Kur nuk ka shikueshmëri, nuk ka as reklama dhe as fitim. Ne nuk duam që të vijë deri te mbyllja e televizionit i cili me dekada i ka shërbyer këtij qyteti. Andaj vlerësojmë që nëse nuk bëhen lëshime, kjo ndarje territoriale do të na dëmtojë shumë.” – tha Sejdin Iseni, pronar i TV Gurrës, Kërçovë.
Shumë nga qytetarët e Kërçovës tashmë janë informuar për pasojat që ky ligj mund të ketë mbi këto dy televizione dhe shprehen kundër tij.
“Janë mediat e vetme që kemi këtu dhe Kërçova ka nevojë për ato. Edhe pse nuk kanë program të pasur nuk do të ishte e logjikshme që të dyja të mbylleshin. Të paktën se çfarë ndodhë në Kërçovë e marrim vesh prej tyre.” – tha Qëndrim Mahmudi, qytetar.
Të dy televizionet lokale kanë njëzet vite në tregun mediatik, përkatësishtë kanë filluar transmetimin e tyre që prej vitit 1993. Për shkak të fitimeve të vogla kanë një numër të vogël të punësuarish ndërsa shuma vjetore që duhet të paguajnë për të vazhduar transmetimin digjital të tyre pas 1 qershorit është rreth 13 mijë euro.
EDITOR
12 years ago
previous article
Morsi: Lamtumirë diktaturave
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago