Categories
Lajme

Dijanet publikon enciklopedinë islame

Enti i çështjeve fetare në Turqi, ka publikuar enciklopedinë islame, puna për të cilën ka fillluar që në vitin 1988, duke e mbyllur këtë punë me një sasi prej 44 volumesh, të cilat mbajnë 17 mijë materiale të shkruara nga dy mijë persona.
Ideja e kësaj enciklopedie lindi nga enciklopedia islame e cila pati filluar në vitin 1901 dhe vazhdoi deri në vitin 1935. Por disa nga materialet e kësaj enciklopedie ishin djegur, disa të tjera ishin të mangëta dhe të tjera të gabuara. Prandaj dhe enciklopedia islame e re, shihet si një referencë për të gjithë të interesuarit e shkencave sociale në Turqi. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version