Categories
Lajme

Dijetarët muslimanë me porosi Kur'anore hedhin poshtë ideologjinë e ISIL-it

Më shumë se 120 dijetarë myslimanë nga e gjithë bota janë bashkuar  për të dërguar një letër të hapur për “luftëtarët dhe pasuesit” të të ashtuquajturit shtetit islam, duke ofruar një përgënjeshtrim të plotë islam, “pikë-për pikë”, me ideologjinë e Halifatit të vetë-shpallur.
“Është e ndaluar në Islam torturimi”; “Është e ndaluar në Islam që veprat e shëmtuara të bëhën në Emër të Zotit”,  shkruan në një letër të hapur, me autorë nga një galaktikë e figurave të njohura fetare dhe shkencore në Botën Muslimane.
“Është e ndaluar në Islam që myslimanët të quhen jomyslimanë derisa ai (ose ajo) haptazi deklaron mosbesim,” shkruan në letër.
Letra prej 18-faqesh, e shkruar në gjuhën arabe dhe e përkthyer në anglisht, u publikua të mërkurën, më 24 shtator nga studiues  të njohur, duke përfshirë Shejh Shavki Allam, Muftiu i Madh i Egjiptit, dhe Shejh Muhammed Ahmed Hussein, myftiut i Jeruzalemit dhe i  gjithë Palestinës.
Letra bazohet kryesisht në Kuran për të korrigjuar pjesët e ideologjisësl ISIL-it të shprehura nga liderët e tij dhe anëtarët në disa raste.
Duke përdorur termat klasike fetare, letra është e vështirë për t’u kuptuar nga myslimanët e zakonshëm, vuri në dukje Nihad Avad, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame, që e publikuan atë në Uashington me dhjetë udhëheqës të tjerë muslimanë-amerikanë të të drejtave fetare dhe civile.
“Letra është shkruar në arabisht,” tha Nihad Avad  për Religion News Service. (Shërbimi i Lajmeve Fetare.
“Në letër janë përdorur tekste të rënda klasike fetare dhe studiuesit  klasikë  fetarë që ISIS ka përdorur për të mobilizuar të rinjtë për t’u bashkuar me forcat e saj,” shtoi ai, duke përdorur një tjetër akronim për ISIL-in. .
Nihad Avad tha se qëllimi i saj është që të ofrojë një përgënjeshtrim të plotë Islam, “pikë-për-pikë”, me ideologjinë e ISIL-it dhe dhunën që  po kryen.
Në përkthimin anglisht, dijetarët ofrojnë një përmbledhje prej 24-pikave kryesore të letrës.
“Është e ndaluar në Islam për të vrarë emisarë, ambasadorë dhe diplomatë, është e ndaluar për të vrarë gazetarët dhe punëtorët e ndihmave,”, thuhet në letër.
“Xhihadi në Islam është luftë mbrojtëse. Nuk është i lejuar pa një çështje të drejtë, me qëllim të drejtë dhe pa rregullat e duhura të sjelljes.
“Është e ndaluar në Islam për të dëmtuar apo keqtrajtuar, në çdo mënyrë – të krishterë apo ndonjë ‘Ithtarët e Librit’.
“Ri-futja e skllavërisë është e ndaluar në Islam. Ajo është shfuqizuar me konsensus universal. Është e ndaluar në Islam që të detyrohen njerëzit për të ndrruar fenë. ”
Duke vënë titullin “Shtetit Islamik” në thonjëza, udhëheqësit muslimanë të cilët e publikuan letrën, kërkojnë që njerëzit mos të për dorin termin Shtetit Islamik, sepse nuk është i vërtetë.
“Ju lutem, ndaloni këtë shprehje, mos e quani ” Shteti Islamik, “për shkak se ata nuk janë as shtet dhe ata nuk kanë as një fe,” tha Ahmed Bedier, një musliman dhe kryetar i United Voices of America , një  organizatë jofitimprurëse që inkurajon grupet e pakicave për t’u angazhuar në jetën civile.
 
Burimi: OnIslam.net
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Exit mobile version