Gazetari në revistën Sherk, ka thënë se ai e meriton më së shumti ngase ai është që më së shumëti mbron dhe përkrahë gruan.
Dijetari nga Saudia, Dr.Aid El Karni, ka deklaruar se ai refuzon pranimin e çmimit Nobel, në qoftë se ai nominohet. Një gjë të tillë e ka bërë zyrtare, në faqen e tij të rrejtit social Twiter, duke kërkuar nga komiteti mbikqyrës, që mos ta nominojnë atë.
Në dekleratën e tij ka thënë: “Unë do ta refuzojë çmimin Nobel për paqe dhe kërkoj nga komiteti mbikqyrës, që mos ta vënë emrin tim, duke e falenderuar gazetarin në revistën Sherk, Ibrahim Al Mexhri”.
Gazetari Ibrahim Al Mexhri, në revistën Sherk ka theksuar se kontributet e dijetarit islam Aid el Karni, janë të shumta për ta fituar çmimin prestigjioz duke thënë: ”Shumë e admiroj Aid el Karnin. AlKarni ndihmon dhe përkrah të tjerët, ai është i afërt me njerëzit nga lindja deri në përendim. Bashkpunon me të gjithë, me artistët si psh me Muhamed Abduh dhe me Hasan Usejri. Ka botuar librin e tij, “Mos u pikëllo” në përmbledhje artistike, libër ky që është shitur me dhjetra million kopje, që ka hyrë pothuajse nëpër cdo shtëpi, ka shëruar shumë njerëz, ka kthyer shumë njerëz në optimizëm dhe lumturi, dhe i ka larguar nga pikëllimi dhe brengat”.
Ai ka shtuar: ”Ai është edhe i afërt dhe ndihmëtar në çështjet e gruas, sidomos në faktin e njohur, rreth ngasjes se makinës nga femra”. Jep sqarime se diejtari ka qenë gjithnjë thirrës për paqe, për qetësi, ka mbjellur fidane në vend të bombave. Ka vizituar mbi 40 vende arabe dhe përendimore, ka qenë lajmëtar i islamit dhe pëllumb mesazhi i paqes. Nëse organizatorët e çmimit Nobel për paqe, do të vendosnin të ndanin këtë çmim, atëherë kjo i takon Shejhut, dijetarit islam Aid el Karnit”.
/mesazhi/