Dijetari me famë botërore, Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, të mërkurën në mbrëmje arriti në Rripin e Gazës, në krye të një delegacioni nga dijetarët  e Unionit, në një vizitë dy-ditore.
Në një pritje të ngrohtë vëllazërore nga vet kryeministri Ismail Henijeh dhe i gjithë populli palestinez, Dr. Jusuf el-Kardavi u shpreh se “kam ardhur që të mbështes qëndrueshmërinë e vëllezërve të mi palestinez dhe të jem afër familjeve dhe fëmijëve të heronjve të cilët e kundërshtuan okupimin sionist”.
Dijetari Jusuf el-Kardavi foli mbi qëllimin e ardhjes së tij në Gaza dhe tha: “Erdha këtu për ta rinovuar besëlidhjen për të punuar në Çlirimin e Palestinës”, dhe u bëri thirrje palestinezëve, arabëve dhe muslimanëve në përgjithësi “që të punojmë së bashku për përmbysjen e Izraelit”.
Ai pastaj shtoi: “Ne të gjithë jemi duke punuar për Palestinën dhe për çlirimin dhe unitetin e Palestinës, dhe ne zotohemi se do të punojmë edhe më tej për të çliruar çdo pëllëmbë e cila i takon Palestinës”, për të vazhduar fjalimin e tij duke thënë: “Ne të gjithë jemi të gatshëm për të vdekur, që të jetojë Palestina”. Dr. Kardavi, po ashtu, tha se nuk është futur në Gaza me lejen izraelite, por është futur si fitimtar dhe çlirues, dhe se shpreson që kjo vizitë të shërbejë si nisje e re për ta çliruar dhe fituar Palestinën, dhe për ta konfirmuar humbjen e okupatorit.
Gjatë këtij takimi, fjalën e mori edhe kryeministri i Palestinës, Ismail Henije, i cili tha se dijetari Jusuf el Kardavi është dijetari i Kudsit dhe xhihadit në tokat e Palestinës dhe dijetar i Pranverës Arabe.
Përndryshe, programi i paraparë filloi nga pritja zyrtare e cila u bë nga Kryeministri Henije në pikë kalimin Refah, ku edhe u organizua një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë dhe Ismail Henije, kryeministër i Palestinës. Më pastaj delegacioni i udhëhequr nga Shejh Kardavi u takua me anëtarët tjerë të qeverisë që kishin dalë në pritje.
Gjatë këtij qëndrimi në Gaza, është planifikuar që delegacioni të vizitojë shtëpinë e shehidit Ahmed Jasin dhe të merr pjesë në Konferencën për Çlirimin e Aksasë dhe lirimin e të burgosurve. Gjithashtu, anëtarët e delegacionit do të kenë një takim edhe me familjet e të burgosurve dhe të shehidëve, për të vazhduar pastaj me një manifestim madhështor në stadiumin Jermuk.
Delegacioni do të bëjë një shëtitje edhe në Rripin e Gazës, për të vëzhguar vendet e shkatërruara nga agresori izraelit në betejën Furkan dhe Hixharet e-Sexhil.
Ditën e xhuma dijetari Jusuf el-Kardavi do të mbajë hutben e xhumasë në xhaminë “El-Umeri”, kurse anëtarët tjerë të delegacionit do të realizojnë hytbet e xhumasë në xhamitë tjera të Rripit të Gazës. Delegacioni do ta përfundojë vizitën pas namazit të xhumasë, duke realizuar një takim te Këshilli Legjislativ Palestinez në Gaza.
Kjo vizitë po realizohet për ta mbështetur qëndresën e  popullit palestinez që jeton në Rripin e Gazës dhe për tu solidarizuar me familjet e shehidëve dhe të burgosurve palestinez, të cilët sakrifikuan çdo gjë dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për çlirimin e Palestinës nga okupatori izraelit, si dhe për ta mbështetur heroizmin e tyre.
Vizita u realizua me ftesë të kryeministrit palestinez në Rripin e Gazës, z. Ismail Hanije, në koordinim me Ministrinë për Çështje Fetare.
Në delegacionin e kësaj vizite janë përfshirë dijetarë nga 14 vende: Egjipti, Katari, Arabia Saudite, Siria, Palestina, Jordania, Libia, Tunizia, Maroku, Pakistani, India, Shri Lanka, Australia dhe Britania.
Pjesë e delegacionit janë:

  1. Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë
  2. z. Jusuf Kasim Dervish
  3. Muhamed Ismail Amadi, ambasadori i Katarit në Gaza
  4. Dr. Muhamed el-Hamadi
  5. Dr. Muhamed Jusuf el-Jardavi
  6. Dr. Muhamed Salim el-Jafai
  7. Shejh Muhamed Tajis Xhemili
  8. Salah Ahmed el-Hamadi
  9. Abdullah Jusuf Dervish
  10. Ali Hasan Ismail el-Amadi
  11. Dr. Halid el-Axhimi – Arabia Saudite
  12. Dr. Abdulvehab Nur Veli – Arabia Saudite
  13. Dr. Halid Hasan Handavi – Siria
  14. Muhamed Talib Abdurahman el-Kavasmi – Palestinë
  15. Ahmed Teufik – Jordani
  16. Abduselam Besjuni – Egjipt
  17. Isam hilmi Muhamed Telime – Egjipt
  18. Ahmed Muhamedi el-Magauri – Egjipt
  19. Midhat Azuni – Egjipt
  20. Meshir Abdurahman Sevar Dheheb – Sudan
  21. Muhamed Uthman Abdullah – Sudan
  22. Dr.Abdulmexhid Nexhar – Tunis
  23. Dr. Venis el-Mebruk – Libia
  24. Dr. Muhtar el- Humer – Maroko
  25. Meulaja reshid Umeri Ulvi – Maroko
  26. Dr. Abdulgafar Aziz – Pakistan
  27. Dr. Ibrahim Malibari – Indi
  28. Salim Shejhi – Britani
  29. Abdullah Salim Shejhi – Britani
  30. Dr. Izudin ebu Serdane – Australi

Nga zyra e Dr. Jusuf el-Kardavit marrin pjesë:

  1. Ahmed Muhamedi Ahmed Muteveli Hadar – Egjipt
  2. Hasan Feuzi Seidi, Drejtor i Zyres
  3. Abduselam Kandil – Egjipt
  4. Muhamed Mursi Muhamed Mursi – Egjipt
  5. Sulejman Abdul Fetah Sekremi
  6. Ismail Ibrahim Muteveli el-Aud
  7. Ahmed Rida Abdurahman Hashim
  8. Abdullah Sulejman Abdulfetah