Kjo histori nga ndodhur në kohën e mbretit Shah në Iran.
Shahu ftoi dijetarët sunij dhe dijetarët shija në mënyrë që të shihte kundërshtimin ndërmjet tyre (sunive dhe shijave). Dijetarët e shijave erdhën që të gjithë, kurse prej dijetarëve sunij nuk erdhi vetëm se njëri dhe ky pas një vonese të gjatë. Ai (dijetari sunij) hyri tek ata (shijat) ndërsa po i mbante këpucët e tij nënsqetull. Dijetarët shija e vështruan atë dhe thanë:
– Përse u fute tek Shahu duke i mbajtur këpucët (në sqetull)?!!!
– Kam dëgjuar se shijat në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin që i grabisnin këpucët, – ua ktheu ai atyre.
– Në kohën e të Dërguarit nuk ka pasur shija, – thanë ata.
– Atëherë mbaroi diskutimi (ndërmjet meje dhe jush). Nga erdhët ju me këtë fenë tuaj (nëse nuk keni ekzistuar në kohën e të Dërguarit, alejhis selam)?
Përktheu: Xhabir SHEME
Categories