Meksikania Manuela Hernandez u diplomua nga shkolla fillore në moshën 100-vjeçare.
E lindur në vitin 1913 në rajonin e Oaxacaz, Hernandez e kishte braktisur shkollën për të ndihmuar familjen me punët e shtëpisë.
Mirëpo, në moshën 99-vjeçare ajo u rikthye në shkollë me këshillën e nipërve, ndërsa këtë vit u diplomua.
Gjatë një prononcimi për televizionin “UNO”, Hernandez tha se “e dua shumë shkollën, mirëpo si pasojë e kushteve të vështira nuk e vazhdova dot”.
100-vjeçarja tha se mendon ta vazhdojë shkollën. /Start/
Categories