Pas vdekjes së vëllait të tij, me 23 janar, mbreti Selman mori fronin e Arabisë Saudite. Pasi anëtarët e familjes mbretërore i dhanë bej’anin spekulohej se si do të jetë mbreti i ri. Tani kur ka hyrë në muajin e tretë të mbretërimit do t’u sjellim disa fakte më pak të njohura për mbretin saudian Selman
1. Lexon Kuranin sikur një lexues i dalluar dhe me përvojë (kura’)
Në një video që është bërë para se ta marr fronin mund ta dëgjojmë atë se si lexon suren El-Muzemil. Gjithashtu ai ka falur namazi si imam.
 

2. Në mënyrë të hapur dënoi sulmet e 11 shtatorit, gjithashtu dënoi edhe përgjigjen e tepruar ndaj këtij akti.
3. Kur një princ mbyti shërbëtorin e tij, mbreti Selman tha se princërit nuk kanë ndonjë tretman të veçantë.
4. Bërja e tavafit me modesti
Derisa udhëheqësit e tjerë botërorë kërkojnë forca të shumta të sigurisë gjatë vizitës së Qabesë në Mekë, si duket mbreti i ri nuk mërzitet nëse e shohim me haxhinjtëe tjerë duke bërë tavafin rreth Qabesë.
 

5. Ai është në Twiter
Duhet të përmendim se në njërin nga mesazhet e tij në rrjetin social tregoi dashurinë ndaj popullit të tij duke thënë se ata meritojnë më shumë se çka ai mund t’u ofroj.
6. Është i përkushtuar ndaj namazit
Muajin e kaluar ishim dëshmitarë të një ngjarje kur e la presidentin Obama të qëndrojë në qilimin e kuq dhe shkoi të fal namazin e Iqindisë me xhemat.
7. Si guvernator shkatërroi korrupsionin
Derisa ka qenë guvernator i Riadit arriti suksese të madha, mirëpo ka qenë i njohur edhe për luftën kundër korrupsionit. Bruce Riedel komenton se princi i atëhershëm Selman po udhëheq shumë mirë Riadin duke mos lejuar korrupsionin.
(Islampress)