Grindjet e vazhdueshme të prindërve në shtëpi ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Studimi është realizuar nga shkencëtarë të Universitetit Oregon dhe tregon se fëmijët edhe kur janë në gjumë ndikohen nga toni i lartë dhe i nevrikosur i zërit.
Në këtë studim u analizuan 20 fëmijë të moshës 6 – 12muajsh. Ata u sollën në laborator kur ishin në gjumë. Gjatë kohës së gjumit fëmijët dëgjuan fjali të pakuptimta të qeta, të gëzuara dhe të tensionuara dhe më pas u panë pamjet e trurit.
Është vënë re se funksionet e trurit ndryshojnë në lidhje me tonin e zërit.
Tek fëmijët që dëgjuan tonin e nevrikosur janë vënë re disa lëvizje në zonën e lidhur me ndjenjat dhe stresin në tru.
Në studimet e zhvilluara tek kafshët më parë, është parë se këto zona të trurit ndikohen nga stresi që në moshë të vogël. Specialistët mendojnë se një situatë e ngjashme ekziston edhe tek fëmijët dhe se ata janë në dijeni të diskutimeve të prindërve.
Studimi u publikua në revistën”Psychological Science”./Start/
Categories