Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Tre maji ka marrë këtë epitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe liria e shprehjes është ruajtur në Nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Në raportin që shënon 20-vjetorin e kësaj dite, organizata Amnesti Interneshënël ka thënë se rebelët sirianë dhe trupat e regjimit janë përgjegjës për vrasje, arrestime dhe keqtrajtime të gazetarëve.
Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve ka publikuar ndërkohë listën vjetore të vendeve, ku gazetarët vriten rregullisht dhe qeveritë dështojnë të zgjidhin krimet.
Indeksi i mosndëshkimit në vitin 2013 udhëhiqet nga Iraku, për t’u pasuar nga Somalia, Filipinet, Shri Lanka, Kolumbia, Afganistani, Meksika, Pakistani, Rusia dhe Brazili.
Të mërkurën, edhe organizata Fridom Haus ka publikuar raportin vjetor për lirinë e mediave në botë, ku sivjet ka konstatuar rënie në shumicën e vendeve.
Maqedonia edhe më tej është në grupin e vendeve pjesërisht të lira. Në listën prej 197 shteteve, 66 janë vlerësuar si të lira, 70 si pjesërisht të lira, ndërsa 62 konsiderohen si jo të lira.
EDITOR
12 years ago
next article
Wizz Air: Fillon linja direkte Shkup-Stokholm
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago