Categories
Lajme FRI Shkolla Verore Studenti

DITA E DYTË E SHKOLLËS VERORE

FRI ka vazhduar me realizimin e shkollës verore “Frymëzohemi me të dashurin tonë” në qytetet e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Tema që është trajtuar titullohej “I riu model”. Në Shkup, këtë temë e ligjëruan hoxhë Fevzi Musliu dhe teologia Sumeja Pejza, në Tetovë ligjërues ishte hoxhë Omer Dauti, ndërsa në Kumanovë ligjëroi hoxhë Azir Avdiu.

Gjatë ditës së dytë, përveç ligjëratave, u organizuan aktivitete praktike në grupe punuese, që synonin të forconin bashkëpunimin dhe kreativitetin ndërmjet pjesëmarrësve. Në Shkup, këto grupe u udhëhoqën nga hoxhallarët Zija Ismaili dhe Xhabir Emini, në Tetovë nga Mevlan Abazi, dhe në Kumanovë nga Erduan Kurtishi.
Aktivitetet u zhvilluan me entuziazëm dhe përkushtim, duke krijuar një ambient të frytshëm për mësim dhe shkëmbim idesh.

Dita e dytë e shkollës verore përfundoi me suksese të reja për të gjithë pjesëmarrësit, duke i pajisur ata me njohuri dhe përvoja të vlefshme për të ardhmen.

26 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version