Në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” vazhdojnë projektet në Shkup.

Këtë vikend u mbajt takimi i dytë me pjesmarrësit e projektit “Eureka”. Ligjëruese ishte Zulijeta Fetai e cila elaboroi temën “Të ushqyerit shëndetshëm” në shoqërim me disa lojëra atraktive.

Gjithashtu edhe me pjesëmarrësit e projektit “Talentium” u mbajt takimi i dytë me temën “Arti i të folurit në publik” me ligjërues Mr. Vullnet Selmani.