Categories
Lajme FRI Shkolla Verore Studenti

DITA E TRETË E SHKOLLËS VERORE

Forumi Rinor Islam ka vazhduar me realizimin e shkollës verore në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Sot, kësaj shkolle i janë bashkangjitur edhe nxënësit nga qyteti i Kërçovës.

Temat që janë trajtuar sot në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë janë: “Fillimi i shpalljes, shpallja fshehurazi dhe pionerët e parë të islamit”, “Thirrja haptazi”, “Hixhreti në Abisini”.

Ligjërues të këtyre temave ishin hoxhallarët: Omer Dauti, Xhihad Ismaili dhe Xhabir Emini në Shkup, Mevlan Abazi, Jusuf Beqiri dhe Zija Ismaili në Tetovë, Shaban Tairi, Azir Avdiu dhe Imer Mustafa, në Kumanovë.

Pas ligjëratave u organizua edhe kuizi në platformën online Kahoot, dhe u përzgjodhën 3 nxënësit dhe studentët më të mirë.
Në qytetin e Kërçovës u ligjëruan dy tema: “Gjendja e botës para lindjes së Muhamedit a.s.” dhe “Stacionet e fëmijërisë së Muhamedit a.s.” ligjëruar nga hoxha Muhamed Mehmedi.

Shpresojmë që këto aktivitete të bëhen frymëzim për mbjelljen e dashurisë ndaj të Dërguarit të Fundit, Muhamedit a.s. te rinia jonë, dhe të jetë kjo dashuri frymëzim për të vepruar drejt.

27 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version