Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka hapur dyert për të gjithë maturantët e shkollave të mesme që të njihen për së afërmi me kushtet, hapësirat dhe infrastrukturën e këtij universiteti. Po ashtu sot në mënyrë solemne është hapur Karvani i librit që organizohet nga Lidhja e Botuesve shqiptarë në Maqedoni ndërsa në orët e pasdites me rastin e evenimentit ‘Ditët e Hapura’ është mbajtur edhe një program i pasur artistik ku kanë performuar disa nga yjet e estradës shqiptare.
“Sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës, filluan ditët e hapura të universitetit ku bëjmë ofertën tonë mësimore shkencore e akademike të universitetit me çka i ofrojmë të gjithë maturantët e shkollave të mesme që të vijnë e ti shohin vlerat e institucionit tonë , institucionit të vetëm në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Bashkë me këtë organizim, kemi edhe një organizim tjetër ku universiteti jonë bashkë me shtypit botuese të Maqedonisë bashkëpunojmë dhe sot kemi promovimin e shumë librave dhe më çka iu jepet mundësia studentëve stafit akademik dhe qytetarëve të Tetovës, që të vijnë të shohin dhe të mundë të marrin tekste mësimore”, deklaroi Vullnet Ameti, rektor i USHT-së.
EDITOR
11 years ago
previous article
Makina elektrike BMW I8 (FOTO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago