Categories
Lajme FRI Lajmerime

“Ditë e hapur” në Forumit Rinor Islam – Tetovë

Me datë 24.06.2013, në Qendrën Rinore të Forumit Rinor Islam në Tetovë, sektori i Femrës realizoi për herë të parë “Ditën e hapur”. Qëllimi i kësaj dite të hapur ishte informimi rreth Forumit Rinor Islam si organizatë rinore joqeveritare e cila që nga data e themelimit synon promovimin dhe kultivimin e vlerave universale Islame dhe njerëzore, mbrojtjen e të rinjëve nga devijimet si dhe ngritja dhe aftësimi i tyre.
Fjalën përshëndetëse e mori përgjegjësja e Sektorit të Femrës në nivel Republikan, teolog’ja Esma Sherifi e cila pas përshëndetjes i informoi vajzat më gjërësisht rreth punës së Sektorit që nga themelimi i tij e deri më sot, duke përfshirë të gjitha qytetet ku ky Sektor po operon, si në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Kërçovë.
Më pas fjalen e mori përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Tetovë, Znj Ganimete Shasivari e cila bëri një retrospektivë të punës së bërë nga ana e Sektorit në Tetovë, më pas i informoi për aktivitete të ndryshme që Sektori ka për qëllim realizimin e tyre gjatë Muajt të shenjtë të Ramazanit.
Ndërsa në fund u shtrua një koktel modest për të gjitha vajzat duke i falenderuar për interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e Sektorit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam.

dietet e hapura2
“Ditë e hapur” në Forumit Rinor Islam – Tetovë

“Ditë e hapur” në Forumit Rinor Islam – Tetovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version