Në fotot e mëposhtme shfaqen turistë guximtarë të cilët shëtisin përgjatë kësaj rrugice të ngushtë e të rrezikshme në faqen e një shkëmbi të thepisur në provincën kineze Shaanxi.
Udhëkalimi në malin Haushan është ndërtuar para më shumë se 700 vjetësh nga eremitët që ishin në kërkim të të pavdekshmëve, për të cilët mendonin se jetonin në thellësi të maleve.
Rrugica, e ndërtuar në faqen vertikale të shkëmbit, është më pak se gjysmë metër e gjerë dhe një hap i gabuar mund t’i çojë turistët qindra metra në greminë.
Fatmirësisht, edhe më të zotët e më të guximshmit lidhen me litarë sigurie.
/Start/
Categories