Ministria për Çështje Fetare e Kuvajtit ka në plan për të dhuruar  250.000 kopje të përkthimeve të Kur’anit në gjuhë të ndryshme në Brazil gjatë Kupës së Botës Botërore, FIFA 2014.
Këshilli i Ministrisë për Kur’an njoftoi se ka hapur një tender për sigurimin e kopjeve të Kur’anit, raportoi website Al – Shoruk Al – Riyazia.
Këshilli tha se përkthimet e Kur’anit në spanisht, portugalisht, anglisht dhe frëngjisht do të shpërndahen në hotele, stadiume dhe në vende të tjera publike .
Kupa Botërore FIFA 2014 do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor 2014. Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë,  ditën e premte, më 13 qershor 2014.
Një total prej 32 ekipeve të ndahen në tetë grupe do të konkurrojnë për trofe lakmuar Kupës së Botës në Brazil.
Më herët ishte njoftuar se një libër i veçantë, udhëzues, është botuar në Brazil për tifozët myslimane me rastin e Kupës së Botës FIFA 2014.

I titulluar ” Selam Brazil “, broshura ka 32 – faqe dhe është botuar nga Bashkimi i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me ambasadën e Omanit në këtë shtet në Amerikën e Jugut.
Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Islamike të Brazilit, Muhammed Husein el- Zukbi tha se broshura i ofron tifozëve myslimanë adresat e qendrave islame, xhamive, restorantet hallall dhe qendrat argëtuese për aktivitete, aktivitete të cilat janë në përputhje me ligjet e Sheriatit Islam.
Ai tha se broshura, gjithashtu, përmban një histori të shkurtër të pranisë së Islamit në Brazil dhe për kulturën e muslimanëve brazilianë.
Sipas Muhammed Al- Zukbi, kopjet e broshurës ” Selam Brazil ” janë ofruar pranë të gjitha linjave ajrore në vendet islame dhe arabe që do të shpërndahen në mesin e udhëtarëve muslimanë që udhëtojnë për në Brazil .
Algjeria, Republika Islamike e Iranit dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete muslimane ekipet e futbollit të këtyre shteteve do të jenë të pranishme në Kupën e Botës -FIFA 2014.
Gjithashtu, një numër i ekipeve të tjera, duke përfshirë Francën, Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin kanë lojtarë muslimanë.
Kupa e Botës –FIFA 2014 do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor.      Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë, ditën e premte më 13 qershor 2014.
Një total prej 32 ekipeve të ndara në tetë grupe do të konkurojnë për trofenë e lakmuar të Kupës së Botës në Brazil.
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë