Categories
Lajme

Doc. Dr. Drita Mahmuti Fazlija fitoi çmimin "Shkencëtari i vitit"

Pas konkursit të publikuar nga Forumi Rinor Islam për çmimin “Shkencëtari i vitit” janë paraqitur më shumë studiues të rinj, ndërkaq sipas komisionit ky çmim sivjet i takoi Doc. Dr. Drita Mahmuti Fazlija.
Doc. Dr. Drita Mahmuti Fazlija diplomoi në vitin 2006 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Juridik, poashtu vazhdoi studimet e magjistraturës në drejtimin “E drejta dhe politika ndërkombëtare” dhe mbrojti temën me titull “Roli i komisionit Evropian në procesin vendimmarrës të Unionit Evropian”. Në vitin 2012 morri gradën Doktor i shkencave juridike, duke mbrojtur me sukses temën “Përmbushja e vendimeve të arbitrazhit në të drejtën ndërkombëtare publike” në po të njejtin fakultet. Aktualisht është e angazhuar si ligjëruese e rregullt në Universitetin e Tetovës, ligjëron në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Fakultetin Juridik dhe është mentore e shumë studentëve të studimeve master. Është autore e dy librave të fushës ndërkombëtare, edhe atë “Zgjidhja paqësore e kontesteve ndërkombëtare” dhe librit “Organizatat ndërkombëtare”.
Në manifestimin e hixhrit të organizuar nga FRI, Doc. Dr. Drita Mahmuti Fazlija mbajti një fjalë rasti e cila mes tjerash potencoi: “Para dhjetë viteve FRI më dekoroi si studente e dalluar nga Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ndërsa tani dekorohem si shkencëtare e vitit, kjo është edhe një argument që Forumi Rinor Islam vite e vite me rradhë ka punuar dhe ka hedhur dritë mbi punën, angazhimin dhe diturinë tonë, andaj për mua FRI paraqet simbolin e dijes dhe suksesit tonë“.

Exit mobile version