Categories
Lajme

Doha – Liga Arabe: Çdo vend anëtar ka të drejtën e armatosjes së opozitës siriane

Opozita siriane mori mbështetjen e samitit të 24-t të Ligës Arabe.
Në komunikatën përfundimtare të mbledhjes u vu theksi mbi rëndësinë e zgjidhjes së problemit me rrugë politike.
Liga Arabe konfirmoi të drejtën e çdo shteti anëtar, për të dhënë, sipas vullnetit të tij, të gjitha mjetet për vetëmbrojtje, përfshirë dhe ato ushtarake, për të mbështetur rezistencën e popullit sirian dhe të Ushtrisë Siriane të Lirë (ALS) në luftë me regjimin e Beshar Esadit.
Në deklaratën përfundimtare të samitit të 24-t të Ligës Arabe, theksohet se opozita do të pranohet si përfaqësuesja e vetme ligjore e popullit sirian, ndërsa udhëheqja e Damaskut përmendet si “regjimi barbar i Esadit”.
Ndërkaq, ish-kreu i Këshillit Kombëtar Sirian të Forcave Opozitare dhe Revolucionare, Muaz Al-Hatib, i cili përfaqësoi Sirinë në këtë takim, kërkoi mbrojtje kundrraketore Patriot për zonat veriore të vendit.
Por NATO-ja refuzoi nëpërmjet një komunikate kërkesën e opozitës siriane për raketa Patriot duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake në Siri./trt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version