Teza e doktoraturës me titull “Integrimi politik i muslimanëve në UE-Britania, Franca dhe Gjermania si shembull” e mbrojtur nga Bashkim Aliu me 7 Maj 2014 në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, është një studim që për trajtim e ka një fushë mjaft të rëndësishme dhe aktuale, ate të integrimeve evropiane.
Në fakt kjo tezë e doktoraturës e hulumton integrimin politik si një nga format e integrimit në përgjithësi duke e vënë theksin në integrimin politik të muslimanëve në UE përmes shembullit të integrimit të muslimanëve në Britani, Francë dhe Gjermani.
Ky është punimi i parë shkencor i kësaj fushe në Maqedoni dhe më gjërë.
Me këtë punim shkencor Bashkim Aliu e morri titullin shkencor “doktor në fushën e studimeve evropiane”.
Përndryshe Dr. Bashkim Aliu ka qenë kryetari i parë i Forumit Rinor Islam.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam