Doli në qarkullim libërthi me titull: “LIBRI – rinia dhe liria” i autorit Iljasa Salihu. Këtë libër materialisht dhe moralisht e ndihmoi Shoqata Edukative “Vllaznia” dhe redaktor i këtij libërthi është Milazim Mustafa.
Në lidhje me botimin e këtij libërthi autori shprehet kështu: “Unë mundohem që përmes këtij libërthi të paraqitem si shkues për lexuesin. Kësodore, dua ta fejoj atë me librin. Nuk pranojë dhuratë tjetër si shkues, pos librit! A ka më mirë se të bësh përpjekje që ta takosh librin dhe njeriun, frikohem të them lexuesin, sepse sot, shoh shumë njerëz, por pak lexues. Libri gjithandej trojeve shqiptare gjendet në rrezik, ndërsa rreziku i librit është sinonim i zhdukjes së njerëzorës. Nxënësi, mësuesi e profesori dhe studenti shumë pak lexojnë, mjafton të shkosh nëpër librari dhe t’i pyesësh librashitësit për ecejaket e librit? Ç’të presësh, do të marrësh një përgjigje shumë dëshpëruese. Mjafton ta pyesësh profesorin se në mësonjëtoret tuaj sa tituj i keni, përgjigja do të jetë, ende më mungon mësonjëtorja. Dëshpërohem shumë kur rastësisht nëpër banesat e studentëve shoh vetëm ca fletushka dhe disa pyetje-përgjigje për provimin përkatës, ndërsa po e pyete për mungesën e librin, do të përgjigjet se shumë shtrenjtë librat janë, ndërsa veshja dhe të ushqyerit luksoz praktikisht e përgënjeshtrojnë këtë rënkim social” – përfundoi z. Salihu
Për më gjerësisht shpresoj se vetë ju të nderuar lexues do ta shihni në këtë libërth që lexohet me një frymë, por që shpresojmë që do t’ju shërbejë për frymëzim në punën e leximit të librave, ngase tashmë libërthi gjendet në qarkullim.
Categories