Veç agjendës së diskutimeve Qeveria shqiptare ka menduar edhe për një dekor të veçantë për mbledhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Të dy kabinetet qeveritare janë ulur përreth një tavoline të rrumbullakët, që të jep idenë e bashkimit si një komb i vetëm, ndërsa tryeza është e veshur me flamurin e BE-së me ngjyrën blu dhe yjet përreth, që po ashtu jep domethënien e qëllimeve dhe rrugës së përbashkët të dy shteteve tona, atë drejt integrimit evropian.
Në mes të tryezës është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash flamujt e të dy vendeve.
Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.
Po aq e veçantë është edhe motoja që udhëheq këtë tryezë të përbashkët të qeverive, e përbërë nga tre fjalë:“Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”.
Categories