Categories
Lajme FRI

Doni të kaloni 5 ditë në hapësirë? Ja hoteli që po planifikon Rusia

Mund t’iu duket si fantashkencë por është e vërtetë, Rusia po planifikon të ndërtojë një hotel në hapësirë.
Hoteli me emrin “Commercial Space Station” do mund të shërbejë për turizëm duke ofruar akomodim në hapësirë, të klientëve tokësorë.
Megjithatë nuk është një projekt që mund të realizohet sa hap e mbyll sytë, pasi kompania mendon se ai mund të jetë gati rreth vitit 2016.
Hoteli mendohet të vendoset në orbitën e Tokës, në një lartësi afro 350 kilometra, dhe do të ketë 7 dhoma.
Një paketë standarde, ku përfshihen udhëtimi dy ditor me raketën “Sojuz” si dhe qëndrimi 5 ditor, do të kushtojë 1 milion dollarë.
Ushqimi do të përgatitet në Tokë, dhe do të jetë i ngrirë përpara se të shërbehet në hotel.
Çaj i ftohtë, uji mineral, dhe lëngjet e frutave, do të jetë në dispozicion, por alkooli do të ndalohet rreptësisht.
Për tualet do të përdoret një sistem që përdor ajrin për pastrim.
Uji do të riciklohet, ndërsa ajri do të filtrohet duke i hequr bakteret dhe papastërtitë, dhe pastaj të rikthehet në gabinë.
Dhomat do mund të jenë të pajisura me shumë dritare nga ku mund të vëzhgohet Toka.
/Start/
 





Exit mobile version