Nuk jam i krishterë dhe jam marrë shpesh me çështjet e qëndrimeve teologjike dhe interpretimeve historike të Papës Benedikti XXVI, në të dy aspektet si në formë ashtu edhe në përmbajtje.
Ne jemi takuar në dy raste: I pari, teksa ai ishte ende Kardinali Jozef Ratzinger dhe e dyta në Romë, kur ai ishte Papë, kurse unë si një pjesëmarrës në dialogun ndërfetar. E kam lexuar atë nga afër, si edhe e kam dëgjuar atë me kujdes.
Njohuritë e tij, mprehtësia intelektuale dhe thellësia e analizave të tij, lanë një përshtypje të fortë tek mua. Përtej fytyrës që shpesh shfaqej e ftohtë dhe e largët, dhe pavarësisht mënyrës së rezervuar, ai rrezatonte një mirësi dhe butësi. Ai ishte befasues në mënyrën me kundërthënëse. Përpos mosmarrëveshjeve tona të thella, unë gjithmonë e kam respektuar njeriun, inteligjencën e tij, bujarinë dhe guximin e dukshëm. Ai kurrë nuk druhej të deklaronte atë që ai mendonte se ishte e drejtë, duke sfiduar kundërshtarët e tij apo pikëpamjet e shumicës. Si Papë, ai shpesh dukej larg përkatësisë, mendimet e tij ishin më të thella, dhe më të errëta- se ato të një teologu- apo se vetë mesazhi vizionar dhe shpresë-dhënës të cilin ne e lidhim normalisht me pozitën e tij si Papë.
Sot, duke njohur moshën dhe përgjegjësitë e tij, ai ka dhënë dorëheqjen. Vitet e fundit të vështira të paraardhësit të tij duhet të kenë qenë në mendjen e tij. Vendimi i tij duhet të përshëndetet. Sinqerisht. Si një mësim i pasur me mesazhe të shumëfishta për të dyja si për kishën, ashtu edhe për botën në përgjithësi: njih limitet e tua, largohu nga pushteti me zgjedhjen tënde dhe jo nga dekreti i fatit!
A do ta dëgjojë kisha mesazhin e Papës në ikje dhe të thërrasë samitin e figurave të reja me pushtet, me të njëjtën dije, dhe më të njëjtin mprehtësi intelektuale? A munden udhëheqësit botërorë, si burra ashtu dhe gra, të kuptojnë se mbi dhe përtej çështjes së moshës, ajo çka është në fund të fundit në rrezik është përulësia? A ,mundemi ne të kuptojmë se nuk jemi më të aftë të përmbushim angazhimet tona; a mundemi që të mësojmë të japim dorëheqje, ti kthejmë kurrizin tonë pushtetit? Ky mësim është i vlefshëm për të gjithë, fetarë apo jo, për agnostikët dhe ateistët, për Hinduistët, Budistët, Kristianët, Hebrenjtë dhe Myslimanët. Sepse ne nuk jemi mjaft të vetëdijshëm për kufizimet tona, kurrë nuk përulemi mjaftueshëm.
Matja më e mirë e një jetë të suksesshme është mënyra se si ne largohemi, heqim dorë, madje edhe se si ne largohemi nga jeta.
Me respekt
Tarik Ramadan
http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/doreheqja-e-papes-tarik-ramadan/#.USIT4_KZMrN
EDITOR
12 years ago
previous article
“Agai i jeniçerëve politikë me strajcë në krahë"
next article