Dorëshkrime të Kur’anit, së bashku me ato të shkruara në disa gjuhë janë ekspozuar në Stamboll, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit kur Kur’ani ishte shpallur, zbuluar për herë të parë nga Allahu.
Organizuar nga Insan Publications, ekspozita mirëpret disa dorëshkrime të Kur’anit të vlefshme, duke përfshirë edhe një nga më të çmuarit prej tyre, një kopje të Kur’anit të Uthmanit, halifit të tretë të myslimanëve, i cili ishte vrarë gjatë leximit të Kur’anit.
Kopja e Kur’anit e Uthmanit është publikuar nga Qendra Kërkimore për Historinë Islame Artin dhe Kulturën (IRCICA). Një tjetër pjesë e vlefshme e ekspozitës është Kur’ani i botuar nga Ahmed Karahisari, një dijetar i respektuar mysliman.
Kur’ani më i vjetër i paraqitur është 300 vjet i vjetër, i cili është i pranishëm së bashku me Kur’anin, por në 48 gjuhë nga 78 vende. Gjuhë të ndryshme, që nga gjuha koreane dhe zulu deri tek gjuha në Kashmir dhe Telugu.
Koordinator i ekspozitës, Junus Ipek (Peja) tha:”Ne po paraqesim Kur’anë të ndryshëm për popullin për të ndjerë kënaqësi shpirtërore duke i parë me sy Kur’anët. Janë paraqitur Kur’anë të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme, duke filluar nga ato që fliten në Indi deri tek ujgurët. Ornamentarët dhe kaligrafët janë paraqitur, gjithashtu, në kët ngjarje fetrare-kulturore-shpirtërore. ”
Ekspozita është hapur në qendër të Moi Art Hall të Stambollit dhe do të qëndrojë e hapur gjatë muajit të Ramazanit.
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories