Borussia Dortmund siguroi trofeun e parë sezonal, duket fituar SuperKupën e Gjermanisë përballë rivalëve të Bayern Munich. Skuadra e Jurgen Klopp hakmerret në mënyrën më të mirë të mundshme për finalen e Champios League, edhe pse në një kompeticion jo aq të rëndësishëm por që gjithsesi vlen shumë për Dortmund. Në një ndeshje të tillë emocionet ishin të garantuara. Verdhezinjtë shfaqen dominues që në fillim dhe goli vjen shumë shpejt në minutën e 6’ me Reus që përfiton nga një gabim i mbrojtjes bavarezve, duke e çuar në 1-0 rezultatin. Vetëm pak minuta më pas sërish vendasit befasojnë me Levandovskin që shënon, por arbitri anësor kishte ngritur flamurin dhe goli anulohet. Ekipi i Guardiolës përpiqet të marr veten, por si Shaqiri dhe Mandzukiç nuk tregohen të saktë në gjuajtjet e tyre.
Në pjesën e dytë, verdhezinjtë “shpërthejnë”. Fillimisht në minutën e 54’ Robben çon gjithçka në bazapeshë që shndërroi në gol asist e dhënë nga Lahm. Por Bayern nuk ka kohë për të festuar, pasi Van Buyten shënon një autogol dhe në minutën e 57’ Gundogan shënon një supergol, duke e çuar në 3-1 rezultatin, me bavarezët që duket se e ndjejnë mungesën e Manuel Neuer. Megjithatë është përsëri Robben ai që i ngjall shpresat kampionëve duke ngushtuar rezultatin në 3-2 në minutën e 65’. Gjithsesi Marco Reus “vulos” gjithçka me topin që çon në rrjetë në minutën e 86’. Një fitore e rëndësishme kjo për moralin e skuadrës për sezonin e ri, duke bërë të qartë se bavarezët nuk do ta kenë të lehtë të fitojnë Bundesligan.
EDITOR
11 years ago
previous article
A është syfyri kriter thelbësor për agjërimin?
next article