Me 11 Nëntor 2014, prej ora 19:00 deri më orën 21:30 u organizua debati që u zhvillua në kishën reformiste në Wetzikon, me temë:”Islami dhe dhuna”.
Në këtë debat morrën pjesë mbi tredhjetë pjesmarrës, edhe atë pati nji numër bukur të mirë priftërinjsh katolik dhe reformist, të cilët veprojnë në Zurich Oberland, dhe për mbi dy orë iu përgjigja pyetjeve të cilat i parashtruan. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet rreth përmbajtjes së ajeteve Kur’anore, thirrjes për luftë në disa ajete, të drejtave të gruas në Islam, botëkuptimit të grupimeve të ndryshme në vatrat e krizës në botën islame, etj. Gjatë gjithë kohës pyetjet e priftërinjve dhe auditorit tjetër ishin të drejtuara kah unë, dhe falë Allahut, arritëm të gjithave tu përgjigjemi në një mënyrë që nuk ngelej koment për ta.
Në fund ata u shprehën mirënjohës për pjesmarrje, dhe pranuan se na kanë bombarduar me pyetje të shumta, dhe se ata kanë qenë tridhjetë, e unë i vetëm, por pranuan se kanë mësuar shumë gjëra dhe kanë arritur të qartësojnë shumë dilema.
Në këtë debat morra pjesë unë Bashkim Aliu, në cilësi të imamit të Xhamisë së Wetzikonit dhe kryetari i këshillit të xhamisë Idris Ibishi. Përkthimin e bëri Dashmir Ibishi.
Ne u shprehëm se jemi të gatshëm sa herë të na thirrin të prezantojnë dhe se nuk paraqet aspak problem sa vetë janë ata që parashtrojnë pyetje.