Categories
Lajme

Dr. Tariq Ramadan: Shqiptarët nuk kanë nevojë të shkojnë në Siri për të luftuar !

Kush është  bashkëbiseduesi ynë Tariq Ramadan? Dr.Ramadan , është i lindur në Gjenevë në vitin 1962. Ai është djali më i madh i Hasanit egjiptian El-Bena, themeluesit të  “Vëllazërisë Myslimane” Babai i tij, Said Ramadan, ikën nga Egjipti  për shkak të persekutimeve nga ana e organizatës së tij  dhe gjeti strehim në Zvicër.
Prof.dr. Tariq Ramadan sot si ekspert dhe ideator i islamit është ndër intelektualët nga radhët e arabëve më i ftuar në intervista dhe debate televizive botërore (CNN, TF1, TSR, Ewronec etj..)  ai është i akuzuar rregullisht për “lidhje me islamistët më radikale.”  Në vitin 1995, Franca ndaloi hyrjen para njohjes së ponderuar ndonjë akuzat kundër tij.
Tariq Ramadan ka punuar në disa universitete. Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara mohuar një vizë, e cila pengoi atë për të zënë një karrige në Indiana. Në vitin 2005, Tony Blair ka emëruar një komision për të frenuar ekstremizmin islamik. Ai është aktualisht profesor i Studimeve Bashkëkohore Islame në Universitetin e Oksfordit.
Ramadan: Me sunitët dhe sheitët jemi vëllezër muslimanë që besojmë në një Allah!
Tariq Ramadan, në një intervistë ekskluzive për agjencinëe  lajmeve e”Presheva jonë” në Gjenevë ka folur pos luftës në Siri edhe për vullnetarët shqiparë në Siri që po luftojnë regjimin diktatorial të El-Saidit si dhe “problemin” e shamisë mes qeverisë së Kosovës dhe komuninitetit muslimanë shumicë në Kosovë. Ramdani është autori i disva veprave shkencore, sociologjike që ndrlidhen me islamin dje, sot nesër. Libir më i fundit i tij quhet  “Islami dhe zgjim arab.” (“«L’islam et le réveil arabe».“) ku intelektual musliman dr. Tariq Ramadan beson se polarizimi vazhdueshme midis sekularistëve dhe islamistëve maskë është një çështje reale që prekin botën arabe.
I pyetur fillimsiht për islamin në botë dhe luftën në Siri dr.Tariq Ramadan profesor në universitetine Oxfordit për agjecinë e lajmeve “Preshav jonë” në Zvicër është përgjigjur se “Islami, sot në botë është në rrugë të mbarë, përkundër problemeve, vështërsive që po has viteve të fundit. Por cështja mbetet tek ne, muslimanët duhet të jenë të zgjua dhe të gatshëm t’i përballen ketyre sfidave qofshin ato në vendet Arabe apo ne vendet oksidentale.  Nuk ka luftë në Siri mes vëllezërve tanë, por luftë e agjenturave, interesave të vendeve të ndryshme, tashmë të njohura, që po nxisin , po provokojnë në stilin përqajë e sundo. Ne kemi një Allah (xh.h) në Siri dhe ne muslimanët, qoftë ai sunitë apo sheitë jemi një, jemi vëllezër..”
Dr.Ramadan kishte njohur për një numër të madh të viullnetarëve shiptarë nga viset tona në ballkan që gjenden sot në frontet e Sirisë duke luftuar kundër regimit të El-saadit. Lidhur me ketë tarqi ramadan është përgjigjur qartë se “Ata që kanë dhënë jetën në luftë qoftë në Kosovë, në Siri apop kudofotë nëse kan pasur qëllim të mirë, për liri dhe demokraci Allahu ju shpëbleftë dhe ju ndërgoj ngushllimet e mia familjeve të tyre.  Por, unë mendoj që shqiptarët qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Presheva nuk ka nevojë të shkojnë të luftojnë në Siri. Këtë cështje duhet lënë sirianëve. Të jemi të qartë se qeveria aktuale e Bachar al-Assad është një regjim  dikatroial dhe duhet rrëzuar. Prandaj ne duhet mbështesim përkraim opozitën , por kjo idon të thotë të shkojmë atje të luftojmë. sespe lkamënyra e metroda tjera për rrëzimin e regjimit diktaroial të Bachar al-Assad-it..”
Qeveria e Kosovës nëse pretendon të jetë një vend demokratik, nuk ka të drejtë ta ndalojë shaminë në shkolla
Duke folur për islamin në Kosovë apo shqipëri profesori tariq ramadan po ashut e konsideorn se eshte në rrugë të mbarë. Por sipas tij “muslimanët shqiptar në ballkan me  ballafaqohen  herë -herë me probleme e pengasa të qeverive të cilët provokojnë situatën në emër të disa ligjeve që për mua jnaë antidemokartike, sespe me to diskriminohen,  cenohet e drejta dhe liria elementare  njeriut për veshje, cështje kjo personale..”
Në vazhdim z.Ramadan duke folur për  Kosovën, pohon se qeveria duhet të kujdes në këtë drejtim duke dëshmuar shtetins e ehste një vend demokratik., fuindja të merr shembull Zvicrën për shumë gjëra, madje edhe për  bartjen e shamisë nëpër shkolla. “Unë kam qenë në Kosovë dhe besoj se do të vizotoj sërish rajonin. Problemet rreth shamisë, diskriminimit të muslimanëve atje  nuk bëhen rastësisht, aty janë  arësyera historike. Problemi i shamisë në Kosovë është i mbredshëm, dmth i vendit që ka sot Kosova fatmirësisht një qeveri. Por kjo qeveri nëse është e zgjedhur nga populli duhet të jetë e hapur, kooperative, toleruese ndaj popullit të saj. Unë nuk mund ta kuptoj Kosovën e banura kryesiht me muslimanë me rreth 95 për qind të ndalohet shamia nxënëseve në shkolla ?!.  Kurse Zvicra e banuar me rreth 95 për qind kristianë u mundëson  femrave të komunitetit muslimanë  të shkojnë me shami në shkolla, siq ishte rasti i dy nxënësve shqipatre në Aargau..Prandaj mesazhi im per Kosovën është i qartë se qeveria nuk ka të drejtë të ndaloj shmnië në shkolla nëse pretendon të jetë e hapur dhe demokratike. Për këtë ceshtje të shamisë, femrat shqiptare të komunitetit muslimanë janë ato që vendosin vetë dhe jo familja e as qeveria.”  ka deklaruar në fund për “Presheva jonë” profesori Tariq Ramadan./preshevajonë/

Exit mobile version