Categories
Lajme

Drejt dështimit bisedimet Izrael-Palestinë

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës duket se do të dështojnë ende pa nisur.
Udhëheqësit palestinezë kërkojnë dakordësi mbi kufijtë e përgjithshëm të Palestinës, para se të fillojnë bisedimet me Izraelin.
Ky i fundit ka kërkuar që të mos ketë parakushte për hapjen e bisedimeve.
Wasel Abu Yussef, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, the se “palestinezët kërkojnë garanci në lidhje me kufijtë e përgjithshëm”.
Problematik paraqitet kufiri “de facto” që ndan Izrealin me Bregun Perëndimor dhe lindjen e Jeruzalemit, territore që i ka pushtuar në luftën e vitit 1967, së bashku me Rripin e Gazës.
Palestinezët i pretendojnë këto territore, si pjesë e shtetit të ardhshëm të tyre, pas modifikimeve të arritura në marrëveshjen e “këmbimit të territoreve”.
Rezultati i Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Keri, duket se do të jetë zhgënjyes, pas hapave intensive ku ai fitoi mbështetjen e Ligës Arabe për planet e tij.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Barak Obama kishte folur në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netaniahu, duke i kërkuar atij rifillim të negociatave me palestinezët, “sa më shpejt të jetë e mundur”.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version