Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e radhës mujore për vajza e gra.

Si ligjëratë e radhës e cila u trajtua nga teologeja e mirënjohur Sumeje Peza ishte “Drejt freskisë shpirtërore, Ramazani”

Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Famëlartë, e më pas vijoi ligjërata e lartëpërmendur.

Teologeja fokus të veçantë tregoi mbi atë pikë se si duhet muslimani të përgatitet për të hyrë në këtë muaj të bekuar, përveç largimit nga ushqimi e pijet njejtë duke larguar çdo ves të keq nga vetja, duke dhuruar dashuri e mirësi për njerëzit në përgjithësi për hirë të Allahut xh.sh.

Ligjërata mbaroi me disa këshilla në lidhje me temën dhe në fund, të pranishmet kishin mundësi të parashtronin pyetje.

Shkup, 29 shkurt 2024