Rreth 11.500 euro në muaj si të ardhura ka treguar drejtori i Makpetrolit , Andrea Josifovski.
“Në raportin vjetor të ‘Makpetrol’ që është botuar kohëve të fundit në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë shkruan se Andrea Josifovski si kryetar i Bordit të kompanisë vitin e kaluar nga pagat mujore dhe fitimeve ka fituar 8,5 milion denar ose 138.000 euro apo për një muaj mori 11.500 euro. Për të u raportua se do të fitoj mbi 67.000 euro nga dvd e ‘Oilko’ si aksionarë i dytë më i madhi në kompani”, shkruan gazeta maqedonase Utrinski Vesnk.
Gjithashtu një kuletë të majme ka edhe drejtori i Birrarisë së Prilepit.
Para disa ditëve edhe Birraria e Prilepit ka publikuar pagat e anëtarëve të Bordit të kompanisë së menaxhimit dhe mbikëqyrës. Kryetarit të Bordit Kiril Samarxhioski vitin e kaluar i kanë paguar kompensim bruto në vlerë prej 8.5 milion ose 138.000 euro . Sashko Kamarxhioski gjithashtu anëtarë i Bordit dhe menaxher i përgjithshëm, ka qenë i paguar me një rrogë bruto me shumë prej 2.6 milion apo 42.850 euro, një rrogë të ngjashme ka marr edhe Pande Samarxhioski si anëtar i Bordit dhe zëvendës i përgjithshëm i drejtorit./lajm/
EDITOR
10 years ago
previous article
Futbollistët myslimanë në përballje me Kupën e Botës në Ramazan
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago