Portretizimi i profetit me një rreze drite nga televizjoni STV i lëvizjes Gülen në Turqi shqetëson teologët islam.
Bünyamin Erul, një anëtar i Drejtorisë për Çështje Fetare në Turqi si dhe zëvendës dekan në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Ankarasë tha se figurat e shenjta duhet të portretizohen me kujdes të madh, duke referuar tek skenat kontraverse të Profetit Muhamed në STV.
Si reagim ndaj shfaqjës së Profetit Muhamed si një rreze drite gjatë një skene të një seriali në STV, televizjon i lëvizjes Gülen, Dr. Erul tha se respektimi i çështjeve dhe figurave të shenjta është një nga urdhërat e Kuranit dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm kur shkruajm apo flasim rreth tyre, apo kur shfaqim ndonjë gjë rreth këtyre subjekteve të shenjta.
“Gjatë pergatitjeve të skenave të tilla duhet te kërkohet këshilla dhe mbështetja shkencore e teologëve dhe ekspertëve,” tha Dr. Erul. Ai tha se është gabim të shfaqet Profeti Muhamed edhe si një rreze drite, dhe se është më mirë që fare të mos shfaqet Profeti Muhamed dhe shokët e tij në mënyrë që të shmangen hutitë dhe keqkuptimet.
Dr. Erul gjithashtu shtoi se Profeti Muhamed është shembull për të gjithë muslimanët, mirëpo nuk mund të shfaqet si një artist në serialet televizive. Ai spjegoi se Islami i fton muslimanët që të jenë më të kujdesshëm dhe të ndjeshëm kur flasin rreth Profetit apo e përfshijnë atë në filma apo seriale, në mënyrë që të shmanget zhvleftësimi dhe përulja e figurës së shenjtë të Profetit.
Dr. Erul gjithashtu shtoi se edhe ëndërrimi rreth Profetit nuk duhet të shfaqet publikisht sepse ai është një moment privat dhe i fshehtë./mesazhi/
Categories