Se ka vehabizëm apo jo në Luginën e Preshevës  e kanë mohuar pos imamëve të Luginës së Preshevës edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, kryetar i BIK-ut dhe dr. Shefqet Krasniqi, imam i Prishtinës.
Madje këta përfaqesues të komuniteti muslimanë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës,  për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” kanë  konsideruar se loja me  këtë trem vehabi”  eshte propagandë serbe. Pë rektë dëshmon edhe ditë më parë  gazeta serbe “Kurir” e cila në titullin e shkrimit të saj propagandues «Vehabija në policinë serbe në Preshvë » (« Vehabija u srpskoj policiji u Prewsvo! ») gazetar serbe  paska “zbuluar” se një polic shqiptar i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet  për «terrorist » pse ai po i falka pese “vakte” ?! Në fakt falen edhe muslimanët të cilët bartin uniforma të policisë zvicerane, asaj suedeze, gjeramne, amerikane etj.
“Ka përfunduar koha e neo-komunistëve të cilët duan të shohin mbylljen e xhamive. Janë ato propganda të serbëve se në Kosovë apo Luginën e Preshevës gjoja paska ekstremistë apo  vehabistë. Shoqëria kosovare sot ka shneuar progres të vlerave duke shikuar përspktivën dhe ndërtuar të ardhmen e vetë në baza të shëndosha të tolerancës dhe rrespektit ndaj besimeve tjera në trojet tonë “, ka pohuar myftiu Tërnava për “Presheva jonë”
Pyetjes se ka apo nuk ka vehabizëm apo  ekstremizëm në Kosovë, imam i Prishtinës dr.Shefqet Krasniqi per “Presheva jonë” është përgjgigjur shkurt: „Në realitet vehabizmi nuk ekziston, unë edhe më herët kam thënë se shprehja ”vehabizëm” dhe etiketimi i një grupi të myslimanëve se janë vehabista është shpifje e barabartë me atë qka na thonin dikurë neve serbët se ne jemi separatista e qka jo tjetër deri edhe terorrista..”
“Në Luginën e Preshevës ende ka individë e hoxhallarë që mbahen me Beogradin dhe proagandojne se në rajon ka vehabi ?!…” ka deklaruar  Mr.Sabri Bajgora , kryeimam i Kosovës për agjencinë së lajmeve “Presheva Jonë”.
Sipas z.Bjagora ”Muslimanët e Luginës së Preshevës, ata nuk duhet t’ia mbajnë as kah Beogradi e as kah Tirana, por përfundimisht të orientohen kah Prishtina. Këtë e kemi të sanksionuar edhe në Kushtetutën e BIK-ut dhe mendoj se asnjë alternativë tjetër nuk vjen në shprehje. Jam i vetëdijshëm se ende ka individë që më me qejf kanë dëshirë të bashkëpunojnë me Beogradin, por popullata dhe shumica dërmuese e imamëve të Luginës, janë përcaktuar se Kosova, është e vetmja alternative e natyrshme.”
Serbizmi dhe vehabizmi, dy rreziqet e mëdha jo vetme për Kosovën por edhe për Lufginën e preshevës për cka qarqet serbe janë aktive pë rkontaminimin e ketyre torjeve shqiptare, ka deklaruar komenatori Ramiz Lladrovci.
Se eshte keshtu edhe mediat serbe ditë më parë provuan të propagandojne me një norvegjez i cili s kishte lidhje me muslimanizëm dhe e shpallën “vehabistë” ??. I ndjeri Tesnes Knut Stanojevski (1975) u vra nga xhandarmeria serbe në Preshevë më 25 janar të këtij  viti, që bash me pas dite se nuk eshte shqiptare apo “vehabi” tybe n kish gjuaj kush mbi të. Taksirati i tij…/ Presheva Jone