Sulmuesi i Bregut të Fildisht, Didier Drogba, ka nënshkruar një marrëveshje 18 muajshe me klubit turk të Galatasaray-it. Shuma e përgjithshme e kësaj kontrate është 8,5 milion funta.
Drogba zgjodhi Turqinë edhe pse kishte kërkesë nga vet pronari i ish klubit të tij nga Londra, Roman Abramoviç që t’u bashkangjitet përsëri.
Drogba është ylli i dytë që i bashkagjitet turqëve në këtë mes sezone, pas holadezit Wesly Sneider që kalimin e bëri javën e shkuar.
Drogba (34) tha: “Mundësia për të luajtur në këtë klub të madh ishte një ofertë që nuk munda ta hedh posthë”.
“Shpresoj të luajmë përsëri në Ligën e Kampionëve, kundër klubeve më të mira në Evropë”.
Lajmin e konfirmoi edhe drejtori i klubit nga Stambolli, Unal Aysal, i cili njoftoi mediat se marrëveshja mes Drogbas dhe Galatasay-it është realizur mbrëm.
EDITOR
12 years ago
previous article
Saraçini nënshkroi bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Katarit
next article