Sot jamё shumё i lumtur
kur pash duart e mia duke lёvizur,
vёrejta qё kёmbёt mё ishin formuar
edhe trupin qё mё ishte kompletuar.
Dua sa ma shpejt pran jush tё jetoj
dua me vёlla e motёr çdo ditё tё luaj,
dua nёnёn,baban pran ti kem e ti pёrqafoj
e nё prehёr tё gjyshes dhe gjyshit dua tё vrapoj.
Dua jetёn e botёs tuaj ta jetoj
qё ngrohtёsin e Diellit ta shijoj,
dua Hёna erёsirёn t’ma ndriçoj
qё bukurin yjeve tua shikoj.
Edhe pse nё botёn e erёsuar po jetoj
dua sё shpejti ngrohtёsin familjare ta shijoj,
mjaftё me syt e nёnёs dritёn kam shikuar!
Tani dua me syt e mi atё me e pёrjetuar.
Lajmi i krijimit tim shpejt e publikua
nga gjyshja e gjyshi shumё mirё u pranua,
por pёr habi befasia prindёrit i kishte turbuar
e papritmas nga hutia ditёn e vdekjes mё kishin caktuar.
***Pjesa e dytё***
Sot jamё shumё i mёrzitur
posa u kthyem nga gjinekologjia.
Sot mua mu caktua jetёgjatёsia
kurse dashurin e madhe qё kam pёr jetёn,duhet braktisur.
A thua vallё mos jamё i tepёrt pёr botёn ku po jetoni
para se me lindur doni jetёn t’ma pёrfundoni?
Ç’tё keqe ju kamё bёrr qё keni vendosur kёshtu t’mё shkatroni
jamё biri juaj mos gaboni,por mendoni se çka po veproni!
Pse po mi humbisni shpresat e jetёs
pse po mi shkatroni planet qё ja kam hartuar vetes,
pse jetёn e bukur ma bёni tё hidhur
pse vdekjen t’a pres duke u dridhur.
Nёse vendosni qё unё mos me lindur
dua njё varё si musliman me ma ndёrtuar,
e jo t’mё hidhni si njё mbeturin tё pa vlerё
nё kanalet qё bartin ujra tё pistё me shumё erё.
Dua ti lutem pёr jetёn time babas por s’mё dёgjon
vazhdimisht lёvizi kёmbёt qё nёna t’mё kupton ,
por shohё se tё kota janё pёrpjekjet e mia pёr tё jetuar
ndoshta ju ka pёrfunduar dashuria dhe kan vendosur me m’dёbuar.
***Pjesa e tretё***
Sot kamё humbur tё gjitha shpresat e jetёs
kam humbur sensin e dashuris dhe jetёs,
kam humbur shansin pёr ti shtuar vlera vetes
me njё fjalё kam humbur fatin dhe bukuruin e jetёs.
Jamё duke jetuar momentet e fundit nё kёtё shtёpi
se po pёrgaditen pёr tё shkuar nё gjinekologji,
vend ku çdo ditё lulёzon jeta
kurse sot “FATI IM”aty ёshtё vdekja.
Marё frymё thellё se frymёmarjet i kam tё numruara
zemra ime e vogёl dridhet nga tё rahurat e pёrshpejtuara
se vetёm njё orё e ndanё nga vdekja.
Nuk kuptoj çka ёshtё kjo vdekje para se tё fillon jeta!
Ka ardhur momenti ku loti,gёzimi dhe pikёllimi bashkohen
se pas aktit tё ktij veprimi dhimbjet mё shumё shtohen.
Nuk ka tё drejtё askush dikujt vdekje ti shkakton
se bara mbi supet e tija shumё keq e rёndon.
***Pjesa e katёrt***
Oj nёnё kush ёshtё ky njeri qё tё ёshtё ofruar
e nё duar mban njё gjilpёr dhe ёshtё duke tё shpuar.
Çka po ndodhё oj nёna ime,pse njё dridhje ma pёrshkon trupin tim
kёmbёt dhe duart nuk po i ndjej nёnё,pse…pse ndjej shtangim.
Çka po i ndodhё zemrёs qё tё rahurat po i ngadalson
çka ka frymёmarja qё gjoksin ma shtrёngon,
çka ka shpirti qё tenton trupin me e braktisur
çka ka trupi pse ёshtё ftohur a mos vallё me vdekje ёshtё stolisur.
Ndaloni Dua tё jetoj mos mё mbytni,mossss…
Shkruar nga:Xhemshit Jusufi
Kjo poezi ёshtё dedikuar abortit tё fёmiёve dhe dёshira e madhe qё ka fёmija nga moment i krijimit tё tij nё mitrёn e nёnёs e deri nё çastet e ardhjes nё botёn ton si dhe shijimin e saj gjatё jetёs sё tij.
Ju o prindёr qё keni situatё tё tillё keni frigё All-llahun mos prishni gёzimin e fёmijёve tuaj se ndoshta ai fёmijё do t’ua ndrishoj jetёn dhe fatin tuaj.
EDITOR
12 years ago
previous article