S’e paskam menduar asnjëherë, edhe duart paskan shpirt. S’e kisha menduar deri kur dora e majtë, këmba e majtë, majët e buzëve përnjëherë ndaluan. S’e kisha menduar, për njeriun lëvizjet, të rrahurat e zemrës paskan qenë mbretër të poezive të shkruara. Më vjen për të qarë kur shoh njerëz të cilët lëvizin duart e tyre dhe bëjnë dua. Çfarë arti! Çfarë mirësie e jashtëzakonshme, por fatkeqësisht ne nuk e kuptojmë këtë. Unë e vërejta këtë gjë kur duart e nënës sime ndaluan së lëvizuri.
Autore: Sibel ERASLAN
Përderisa keni kohë në dispozicion, puthini duart e nënave tuaja. Putheni atë brendësi të grushtave përdrisa e keni fatin. Edhe pse sot ato janë të lodhura dhe ndoshta edhe të palëvizshme, mos harroni se jeni rritur brenda atyre duarve që si një lumë durimtar ju kanë bartur në detin e jetës.
Ja fotografia juaj, ulur në një kolltuk gjoja se mund të qëndroni i ulur vetë, ndërkaq të fshehura pas jush duke ju mbajtur fortë që mos të rrëzoheni janë duart e nënës.
Atë e mbani mend gjithmon me buzëqeshje dhe me duar të hapura të cilat ju thërisnin për ta përqafuar? Edhe pse ishte shtatëdhjetë e tre vjeçare, unazen e nusëris nga gishti e hoqi për të parën herë në spital. Jo nuk e hoqi. Ia hoqët ju me urdhërin mjekut. Këto janë duart e saj.
Duart e nënës sime, duart e nënave tuaja. Ja në këtë fotografi po ua mëson alfabetin, kurse këtu në fotografinë tjetër në fletoren e vizatuar me lule dhe yje të ngjyrosura me ngjyra të llojlloshme, prap nën ndikimin atyre duarve të shkathëta jeni edhe ju bashkë me të. Këto duar janë mësuesi juaj i parë. Edhe për ta futur perin në gjilpërë ishte ajo e para që të mësoi, edhe këtë e mësuat me vështirësi. Por pa u hidhëruar aspak, ju mësoi juve gjithçka.
Në këtë fotografi po ju tregon se si bëhet kurorë nga lulet e kamomilës, kurse në tjetrën po luani lojën ‘shtet – qytet’, pastaj në tjetrën po mësoni kontinentet e botës. Hartën e shtetit tënd ishte ajo e para që të mësoi ta vizatosh. Ju tregonte për vendet e ndryshme të botës. Edhe po të mos mund të shkoni dhe t’i shihni, ju mësoi të duani ndonjë qytet, të imagjinoni rreth tij dhe gjërave të tjera.
Notimin, forcën tërheqse të ujit, tabelën e shumëzimit, vendet e elementeve në sistemin periodik, suren Kurejsh, emrat e melaikeve, jetesën me dinjtitet dhe nder, ndihmën ndaj të varfërve dhe mosbërbuzjen e tyre, që pasuri më e madhe e jona është një copë buk hallall, kurse përbuzja e saj e largon bereqetin nga shtëpitë tona, që çmimet Nobel mos t’i marrësh shumë seriozisht, dhe që edhe vajzat patjetër duhet të kenë profesionin e tyre që të mos të jenë të varura nga askush… Ju kujtohet këto i keni mësuar nga nëna juaj e cila i ka kaluar më parë dhe ka përvoja nga to.
Dhe një ditë kur duart e nënës suaj të ndalen për një moment, të gjitha ato harresat e thella që koha i ka fshehur në vete, përnjëherë do t’ju shfaqen si mjegull. ‘Ah këto pamje të zeza’ bërtisni trishtueshëm dhe godisni veten, vetveten, sepse duart e nënës tash po heshtin dhe lëvizjet e saj më kanë mbaruar. Sİ një zog që dridhet e përqafoni atë, por kot.
Kurse nuk kishit kohë për t’i ndarë asaj, vrapo pas jetës, kur shpejtonit nepër rrugë e aeroporte, vetëm një lamtumirë i mjaftonte. ‘Ska gjë birë, pasi ta dëgjova zërin jam e qetë tash’, ju thoshte çdoherë.
Këtë po e shkruaj për t’ju thënë që të mos harroni nënën tuaj të dashur, të mos e lërni atë vetëm, të kaloni kohë me të, t’i ledhatoni flokët e saj dhe t’i puthni duart e saj duke mos u ngopur me të, sado që puna që e bëni të jetë e rëndë dhe e rëndësishme.
Përktheu nga turqishtja: Zulejha Imeri