Contents
Ibn Kethir Këtu tregohet për një popull mosbesimtar të cilët iu vërsulën atyre nga mesi i tyre të cilët i besonin Allahut të Madhërishëm dhe i torturuan e dhunuan me qëllim që t’i zbrapsin nga feja e vërtetë. Mirëpo, besimtarët edhe përskaj të gjitha mundimeve refuzuan ta lënë fenë e Allahut, për atë, ata hapën një zgavfellë-hendek të madhe në tokë, ndezën në të zjarr, përgatitën lëndë djegëse që ta forcojnë zjarrin dhe iu kërcënuan besimtarëve se nëse nuk veprojnë si që ju thonë ata, do t’i hudhin në këtë zgafellë të ndezur flakë. Besimtarët në asnjë mënyrë nuk pranuan të dorëzohen dhe ata i hudhën në këtë zgafellë me zjarr. Për këtë, i Lartmadhërishmit ka thënë:<< >>( Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve (4) Të zjarrit më plot lëndë djegëse (5) Kur ata rrinin ulur rreth tij (6) Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët (7)), d.m.th. me sytë e tyre e shihnin atë që ua bënin besimtarëve. I Lartmadhërishmi ka thënë:<< >>( E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin (8)), d.m.th. ata nuk i urrenin besimtarët për diçka tjetër pos për atë se i besonin Allahut të Plotfuqishëm, i Cili nuk e len pa mbrojtje atë që kërkon strehim nën mbrojtjen e Tij të sigurtë, dhe i Cili është i lavdëruar në të gjitha fjalët, veprat, ligjet dhe caktimet e Tij. Ai është i lavdëruar bile edhe kur caktoi që robërve të Tij të përmendur, t’u ndodh ajo që u ndodhi nga dora e mosbesimtarëve. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i denjë për lëvdatë, edhe pse shkaku i caktimit të tij që të ndodh diçka e tillë me besimtarët e përmendur, është i panjohur për shumë njerëz. Ia sollën edhe murgun, dhe i tha:”Lene fenë tënde”. Murgu nuk pranoi ta bëjë këtë, e mbreti ia vuri sharën në kokë dhe ia ndau kokën në dy pjesë. Pastaj, iu kthye të verbërit dhe i tha:”Lene fenë tënde” Edhe i verbëri nuk pranoi ta bën këtë, e mbreti ia vuri sharën në kokë dhe ia ndau kokën në dy pjesë. Të dy pjesët e kokës ranë në tokë. Më pas, iu kthye djaloshit dhe i tha:”Lene fenë tënde”. Djaloshi nuk pranoi të hek dorë prej fesë së Allahut, e mbreti urdhëroi që disa vetë ta marrin ta dërgojnë në një kodër të caktuar, dhe u tha:”Kur do të arrini në maje të kodrës, nëse e mohon fenë e vet, mos e mbytni, e nëse nuk e mohon, atëherë gjuanie prej në maje të kodrës”. Njerëzit e mbretit e morrën djaloshin dhe e ngjitën në kodër. Kur hypën në kodër, djaloshi u lut:”O Zot, më shpëto prej tyre me çka të duash”. Kodra u dridh, e të gjithë njerëzit e mbretit u rrukullisën prej kodre. Djaloshi duke pyetur erdhi deri te mbreti, e kur hyri, mbreti përnjëherë e pyeti:”Ç’u bë me shoqëruesit e tu?” Djaloshi i tha:”Allahu i Madhërishëm më shpëtoi prej tyre”. Pastaj, mbreti dërgoi disa njerëz tjerë që ta marrin me një anije dhe ta çojnë në det, e u tha:”Kur të futeni në det, nëse e mohon fenë e vet, mos e mbytni, e nëse nuk e mohon, atëherë gjuanie në det”. Ata u nisën me anije në det, e djaloshi u lut:”O Allah, shpëtom prej këtyre me çka të duash”. Kështu, ata u fundosën të gjithë. Djaloshi erdhi te mbreti dhe hyri Brenda. Mbreti posa e pa, e pyeti:”Ç’u bë me shoqëruesit e tu?” Djaloshi i tha:”Allahu i Madhërishëm më shpëtoi prej tyre”, pastaj vazhdoi e i tha:”Ti nuk mund të më vrasish derisa ta bësh atë që ta urdhërojë unë. Nëse e bën atë që ta urdhërojë unë, do të mund të më vrasish, e nëse nuk e bën, nuk mund të më vrasish”. Mbreti e pyeti:”E çka duhet të bëj?” Djaloshi i tha:”Tuboi gjithë njerëzit në një vend, pastaj më lidh mua në një trung druri, e pastaj merre një shigjetë nga qesja ime, dhe thuaj:”Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit”. Ti nëse e bën këtë, do të më vrasish, përndryshe, jo”. Mbreti veproi si i tha djaloshi. E morri shigjetën, e vuri në hark, pastaj gjuajti duke thënë:”Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit”. Shigjeta e goditi djaloshin në ashtin e tëmblave, ai e vuri dorën në vendin kur e goditi shigjeta dhe vdiq. Kur e panë këtë ndodhi, njerëzit brohoritën:”Ne i besojmë Zotit që i besoi ky djalosh”. Atëherë, mbretit i thanë:”A e sheh, ndodhi ajo prej së cilës kishe frikë. Betohemi në Allahun, të gjithë njerëzit besuan”. Atëherë, mbreti urdhëroi që të hapen hendeqe dhe në to të ndizet zjarr, dhe tha:”Kush heq dorë nga feja e vet, lenie mos e gjuani, e kush nuk hek dorë, gjuanie në zjarr”. Njerëzit vraponin dhe shtyheshin. Në mes tyre, ndodhi edhe një grua e cila e kishte një djalë të vogël për gjyri. Ajo sikur nuk donte të hudhej në zjarr nga dhimbja ndaj fëmijut, por fëmiju foli e i tha:”Duro oj nënë, se ti je në të vërtetën”. Këtë hadith, në këtë version e ka transmetuar edhe Muslimi në fund të Sahihut të tij.
Ibn Kethir

[DHUNA E TË ZOTËVE TË HENDEQEVE NDAJ MUSLIMANËVE]
Fjalët e të Lartmadhërishmit:<< >>( Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve (4)). “kutile”(u vrafshin), këtu ka kuptimin “lui’ne” (qofshin të mallkuar) të zotët e hendekut. Shumësi i fjalës “uhdud” (hendek) është “ehadid” (hendeqe), dhe ka kuptimin vend i gropuar.

Këtu tregohet për një popull mosbesimtar të cilët iu vërsulën atyre nga mesi i tyre të cilët i besonin Allahut të Madhërishëm dhe i torturuan e dhunuan me qëllim që t’i zbrapsin nga feja e vërtetë. Mirëpo, besimtarët edhe përskaj të gjitha mundimeve refuzuan ta lënë fenë e Allahut, për atë, ata hapën një zgavfellë-hendek të madhe në tokë, ndezën në të zjarr, përgatitën lëndë djegëse që ta forcojnë zjarrin dhe iu kërcënuan besimtarëve se nëse nuk veprojnë si që ju thonë ata, do t’i hudhin në këtë zgafellë të ndezur flakë. Besimtarët në asnjë mënyrë nuk pranuan të dorëzohen dhe ata i hudhën në këtë zgafellë me zjarr. Për këtë, i Lartmadhërishmit ka thënë:<< >>( Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve (4) Të zjarrit më plot lëndë djegëse (5) Kur ata rrinin ulur rreth tij (6) Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët (7)), d.m.th. me sytë e tyre e shihnin atë që ua bënin besimtarëve.
I Lartmadhërishmi ka thënë:<< >>( E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin (8)), d.m.th. ata nuk i urrenin besimtarët për diçka tjetër pos për atë se i besonin Allahut të Plotfuqishëm, i Cili nuk e len pa mbrojtje atë që kërkon strehim nën mbrojtjen e Tij të sigurtë, dhe i Cili është i lavdëruar në të gjitha fjalët, veprat, ligjet dhe caktimet e Tij. Ai është i lavdëruar bile edhe kur caktoi që robërve të Tij të përmendur, t’u ndodh ajo që u ndodhi nga dora e mosbesimtarëve. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i denjë për lëvdatë, edhe pse shkaku i caktimit të tij që të ndodh diçka e tillë me besimtarët e përmendur, është i panjohur për shumë njerëz.

Rrefimi i mbretit qafir dhe djaloshit besimtar:
…………..
Mbreti dërgoi disa njerëz që t’ia sjellin djaloshin, e kur ia sollën, e pyeti:”O djalosh, si arrite kaq tepër me magji që të shërosh njerëz të verbër, me leprozë dhe të sëmurë tjerë?” Djaloshi iu përgjigj:”Unë nuk shëroj askend, por Allahu i Madhërishëm i shëron”. Mbreti i tha:” Mendon, unë?” Djaloshi ia ktheu:”Jo”. Mbreti i tha:”A paske ti zot tjetër pos meje?” Djaloshi i tha:” Zoti im dhe Zoti yt është Allahu”. Atëherë, mbreti filloi ta torturojë djaloshin pa ndërprerë derisa e detyroi të tregojë për murgun.
 

Ia sollën edhe murgun, dhe i tha:”Lene fenë tënde”. Murgu nuk pranoi ta bëjë këtë, e mbreti ia vuri sharën në kokë dhe ia ndau kokën në dy pjesë. Pastaj, iu kthye të verbërit dhe i tha:”Lene fenë tënde” Edhe i verbëri nuk pranoi ta bën këtë, e mbreti ia vuri sharën në kokë dhe ia ndau kokën në dy pjesë. Të dy pjesët e kokës ranë në tokë. Më pas, iu kthye djaloshit dhe i tha:”Lene fenë tënde”. Djaloshi nuk pranoi të hek dorë prej fesë së Allahut, e mbreti urdhëroi që disa vetë ta marrin ta dërgojnë në një kodër të caktuar, dhe u tha:”Kur do të arrini në maje të kodrës, nëse e mohon fenë e vet, mos e mbytni, e nëse nuk e mohon, atëherë gjuanie prej në maje të kodrës”. Njerëzit e mbretit e morrën djaloshin dhe e ngjitën në kodër. Kur hypën në kodër, djaloshi u lut:”O Zot, më shpëto prej tyre me çka të duash”. Kodra u dridh, e të gjithë njerëzit e mbretit u rrukullisën prej kodre.
Djaloshi duke pyetur erdhi deri te mbreti, e kur hyri, mbreti përnjëherë e pyeti:”Ç’u bë me shoqëruesit e tu?” Djaloshi i tha:”Allahu i Madhërishëm më shpëtoi prej tyre”. Pastaj, mbreti dërgoi disa njerëz tjerë që ta marrin me një anije dhe ta çojnë në det, e u tha:”Kur të futeni në det, nëse e mohon fenë e vet, mos e mbytni, e nëse nuk e mohon, atëherë gjuanie në det”. Ata u nisën me anije në det, e djaloshi u lut:”O Allah, shpëtom prej këtyre me çka të duash”. Kështu, ata u fundosën të gjithë.
Djaloshi erdhi te mbreti dhe hyri Brenda. Mbreti posa e pa, e pyeti:”Ç’u bë me shoqëruesit e tu?” Djaloshi i tha:”Allahu i Madhërishëm më shpëtoi prej tyre”, pastaj vazhdoi e i tha:”Ti nuk mund të më vrasish derisa ta bësh atë që ta urdhërojë unë. Nëse e bën atë që ta urdhërojë unë, do të mund të më vrasish, e nëse nuk e bën, nuk mund të më vrasish”. Mbreti e pyeti:”E çka duhet të bëj?” Djaloshi i tha:”Tuboi gjithë njerëzit në një vend, pastaj më lidh mua në një trung druri, e pastaj merre një shigjetë nga qesja ime, dhe thuaj:”Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit”. Ti nëse e bën këtë, do të më vrasish, përndryshe, jo”. Mbreti veproi si i tha djaloshi. E morri shigjetën, e vuri në hark, pastaj gjuajti duke thënë:”Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit”. Shigjeta e goditi djaloshin në ashtin e tëmblave, ai e vuri dorën në vendin kur e goditi shigjeta dhe vdiq. Kur e panë këtë ndodhi, njerëzit brohoritën:”Ne i besojmë Zotit që i besoi ky djalosh”. Atëherë, mbretit i thanë:”A e sheh, ndodhi ajo prej së cilës kishe frikë. Betohemi në Allahun, të gjithë njerëzit besuan”.
Atëherë, mbreti urdhëroi që të hapen hendeqe dhe në to të ndizet zjarr, dhe tha:”Kush heq dorë nga feja e vet, lenie mos e gjuani, e kush nuk hek dorë, gjuanie në zjarr”. Njerëzit vraponin dhe shtyheshin. Në mes tyre, ndodhi edhe një grua e cila e kishte një djalë të vogël për gjyri. Ajo sikur nuk donte të hudhej në zjarr nga dhimbja ndaj fëmijut, por fëmiju foli e i tha:”Duro oj nënë, se ti je në të vërtetën”. Këtë hadith, në këtë version e ka transmetuar edhe Muslimi në fund të Sahihut të tij.

 
Bashkim Aliu