Anëtarët e UNHCR kanë gjetur një djalë 4 vjeçar i cili ka ikur nga lufta e Sirisë. Fëmija ishte duke ecur në mes të shkretëtirës. Ai pas gjetjes menjëherë u është dorëzuar prindërve të tij.
Fëmija me emrin Marvin disi është ndarë nga nëna e tij derisa familja e tij largoheshte nga Siria.
Ai është vërejtur nga grupi i UNHCR-së si po ecte në shkretëtirë me një qese të plastikës në dorë.
Marvin është një nga milion fëmijët të cilët duhet patjetër të ikin nga Siria dhe lufta. Deri më tani nga Siria kanë ikur dy milion njerëz.
Categories