Categories
Opinione

E mall do ndjejmë për to !

Vite pas vitesh dhe muhabetet për ‘Ramazan në kohë vape’ do bëhen tema të dala mode për këtë pjesë të Europës.  Atëherë do na djegin veç kujtimet e këtyre ditëve vape te Ramazanit që kush e di nëse edhe herë tjera do kemi fatin të përjetojmë në periudha kohore të tilla.
A nuk ishte agjërimi i një dite vape më i dashur për shokët e Pejgamberit a.s. .
A nuk qe kjo që më së shumti e mallëngjente  në momentet e vdekjes edhe Ebu Derdain r.a. një nga shokët e Pejgamberit a.s..
A s’qe kjo porosia e fundit e Ebu Musa El Eshariut për të bijtë e tij : ‘’Agjëroni në ditët e nxehta të verës dhe kur të shkoni në luftë, Allahu s.v.t. do tu mbrojë nga vapa dhe nge të nxehtit në Ditën e Gjykimit’’
Ibën Omeri ra tregohet se ka gjëruar në vapën e nxehtë të Medinës, ndërsa në atë kohë nuk ka pasur mjete ftohëse  e as ujë të  ftohtë. E ka vendosur enën nën degë të palmës dhe nga ajo i ka pikuar uji e kështu është flladitur. Dikush i ka thënë : ‘’Përse nuk prolongon agjërimin për periudhën e dimrit?’’, ndërsa ai është përgjigjur : ‘’Frikësohem që mos vdes pra se të vij dimri sepse çdo shpirt është i kufizuar’’.
Çfarë fati të mbarë që lirë dhe shëndetshëm mund të prezantojmë në Ramazanët në kohë vape. Shpërblime shumë, kënaqësi e pa masë, shije e veçantë estetike dhe shpirtërore.
Mos i numëro ditët kur Ramazani do i bije në rrethana klimatike ideale. Mos harxho energjinë kot.
Sigurt që për këto ditë, që kanë ndjesi të veçantë si asnjëherë, do mallëngjehesh për to .
Të bekuar janë edhe qindtat e sekondës së tij. Agjërim, namaz, dhikër, istigfar, mirësi ndaj prindërve, shoqërisë, buzëqeshje në jo më shumë për të vobektit, ekzaminim i shpirtit, urrejtje,xhelozi,mendjemadhësi ndaj askujt. A janë këto që po e shoqërojnë ditët e tua të agjërimit apo dita e agjërimit prej asaj jashtë saj dallojnë veç nga orari i ushqimit të stomakut.
Agjërimi është mburojë , shpërblim të pakufizuar, diku e ngriti Pejgamberi a.s. edhe mbi vlerën e xhihadi edhe pse fillimisht tha se xhihadi është me mira punë.
E me që Ramazani është kohë e veçantë për lutje dhe dyert e shpresës dhe mëshirës në Allah janë të hapura më shumë se kurdo herë, le të lutemi që Krijuesi Suprem të lëshoj mëshirë edhe mbi njerëzit e popullit tonë që kanë shkel shenjtërinë e këtij muaji duke mos agjëruar . Ti bëjnë të kuptojnë se çfarë shpërblime madhështore, të radhiten edhe ata në radhën e kandidatëve potencial me CV të begat për në Xhenet.  Allahu e bëftë që të mos dalim nga ditë e bekuara të këtij Ramazani pa qenë mëkatet tona të falura nga Ai, më që nuk ka kush që i fshinë dhe fal ato pos Allahut të Madhëruar.
O Allah na bëjë nga banorët e Parajsës dhe na shpëto nda dënimi i Ferrit dhe në këtë botë mos na turpëro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version