Categories
Të tjera

E moshuara turke, mëson të lexojë Kuran në arabisht

“Dija nuk njeh moshë” është një thënie e lashtë, e cila vazhdon të gjejë zbatim në ditët tona. Është pikërisht kjo ajo që ka ngjarë me një të moshuar 95 vjeçare nga Turqia, e cila ka mësuar të lexojë Kuran arabisht dhe ta këndojë atë me rregullat e texhvidit.
Xholshan Efran, 95 vjeçe, u regjistrua në kurset e mësimit të leximit të Kuranit në Hakim Han, në lindje të vendit. Mosha e madhe nuk ishte aspak pengesë që të ulet bashkë me fëmijët për të mësuar Kuran. Madje, ajo ishte një konkurrente shumë e fortë e fëmijëve në memorizimin e Kuranit dhe mësimin e rregullave të leximit. Vetëm një vit iu desh të mësojë leximin e Kuranit me rregullat e texhvidit.
Ajo tregon se në moshën 45 vjeçare humbi të shoqin dhe barra e sigurimit të jetesës së saj dhe 12 fëmijëve, i ra e gjitha mbi supe. Është marrë me bujqësi dhe blegtori, duke mos iu dhënë shansi të mësojë Kuranin, i cili ka qenë gjithmonë një ëndërr e vështirë për tu realizuar.
“Tani që mësova të lexoj Kuran, do të fokusohem tek jeta e profetit Muhamed a.s, ashtu siç do të mësoj sa më shumë thënie të tij” shtoi ajo. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version