Therly Mainit e pranoi Islamin para se të largohet nga Filipinet në muajin gusht të vitit të kaluar.
“Unë fillova rrugën e gabuar,” tha zonja Mainit, 34 vjeçare, sekretare nga qyteti Cotabato. “Unë kam mësuar se si të luten, lexoi  Kur’anin dhe kam më shumë njohur për Islamin këtë vit.”
Prindërit e saj dhe shtatë vëllezërit e motrat, të gjithë katolikë, e kanë pranuar vendimin e saj. Emri i saj,  tani si myslimane, është Alyssa.
“Ata e mësuan këtë nëpërmjet Facebookut, tani unë jam e veshur me  hixhab,” tha ajo. “Ata më thanë se unë jam e pjekur, në moshë, për të marrë vendimet e mia dhe ata do të më përkrahin për çdo gjë që më bën të lumtur.”
Që nga muaji maj, zonja Mainit ka ndjekur mësimet në gjuhën arabe, në Kur’an dhe në studime Islame në Qendrën e Re Muslimane në Abu Dhabi.
“Më kujtohet takimi i parë me te në fillim të këtij viti,” tha mësuesi zonjës Mainit, Dr. Nasser Raciles, një administrator i zyrës në Qendrën e Re Muslimane.
“Alyssa ka mësuar vetëm për Islamin këtu në qendër, por unë me sa po mund të shoh, ajo është e përkushtuar dhe e pasionuar për të mësuar më shumë.”
Ajo është duke e agjëruar Ramazanin e saj të parë në Abu Dhabi. “Burri im, i cili është një mysliman, nuk më detyrojë mua për të pranuar Islamin, ” tha ajo. “Për vite unë kam qenë duke kërkuar një lloj të paqes së brendshme dhe e kam e gjetur atë në Islam. Besimi im më ka sjellë më afër Allahut.”
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë