Vazhdojnë aktivitetet dhe trajnimet e projektit “Eureka” në degët e Forumit Rinor Islam. Këtë të shtunë janë realizuar takime me nxënësit tonë në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Prilep.

Në Prilep është trajtuar tema “Ndihma e parë në raste emergjente”, të cilën temë e shtjelloi Sara Ajro. Temë e ngjashme është trajtuar edhe në Kërçovë, me titullin “Reagimi në emergjenca”. Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të kenë një ide të qartë të asaj që duhet të realizohet në raste emergjence, dhe mos krijojnë panik.

Në Kumanovë, tema e takimit të kësaj të shtune ishte “Bullizmi”, ligjëruar nga Kujtesa Xheladini; kurse në qytetin e Tetovës Munibe Qamili trajtoi temën “Adoleshenca dhe problemet e kësaj periudhe”.

Në Shkup u trajtuar tema “Rrjetet sociale- anët pozitive dhe negative”, nga Ebrar Sherifi, përgjegjës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam.

11 nëntor 2023