Që kur Izraeli vuri në lëvizje makinerinë e tij mediatike, duke i thënë botës se ai ka të drejtë të mbrojë veten nga agresioni i huaj, duke argumentuar se asnjë vend asnjëherë nuk duhet të tolerojë terror sistematik, pak është thënë për motivet e vërteta të Izraelit. Edhe pse sipas ligjeve ndërkombëtare, deklarata të tilla nuk kanë asnjë bazë ligjore pasi Izraeli de facto e ka okupuar Gazën, duke e bërë kështu të pavlefshëm përkufizimin e Gazës si entitet të huaj.
Por, për të tentuar të kuptojmë argumentin e Izraelit se ai ligjërisht dhe moralisht mund dhe duhet të mbrohet ndaj çdo agresioni që vjen nga Gaza, është e rëndësishme të dihet se sipas ligjeve ndërkombëtare Rripi i Gazës nuk është shtet sovran, ai është një vend i okupuar, andaj Izraeli nuk mund të deklarojë luftë kundër popullatës së vet, përkundrazi, ai detyrohet t’i mbrojë ata.
Siç ka shpjeguar Nura Erakat në një raport të botuar në Intifada Palestina, “pushtimi ushtarak është një status i njohur në të drejtën ndërkombëtare dhe atë që nga viti 1967, bashkësia ndërkombëtar ka definuar Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si vende ushtarakisht të pushtuara. Për sa kohë që pushtimi vazhdon, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe qytetarët e vet nga sulmet e palestinezëve që banojnë në territoret e pushtuara. Megjithatë, Izraeli gjithashtu ka për detyrë që brenda territorit të okupuar, të ruajë ligjin dhe rendin, të përkufizuar gjithashtu si ‘jetë normale’. Ky detyrim nuk nënkupton vetëm sigurimin e mirëqenies së popullsisë së pushtuar por kjo gjë duhet të jetë prioritet. Kjo përgjegjësi dhe këto detyrime janë të numëruara në Ligjin për okupim“.
Sa për palestinezët në Gaza, ata megjithatë kanë të drejtë të natyrshme për t’i rezistuar pushtimit të huaj. Përsëri , e drejta e tillë është e mbrojtur sipas të drejtës ndërkombëtare.
Edhe pse argumentet në vijim do të përpiqen të dëshmojnë tezat e lartpërmendura, rrëfimet kontradiktore, manipulimet politike dhe fushatat mediatike, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse largojnë vëmendjen nga disa realitete shumë më pragmatike dhe ndoshta edhe nga e vërteta – se lufta në Gaza ka pak të bëjë me sovranitetin, terrorin, politikën mbase edhe fenë, por ajo ka të bëjë kryekëput me energjinë.
Arsyeja pse Izraeli është aq i prirë ta rrafshojë Hamasin është në thelb për shkak se ky fraksion ka refuzuar kategorikisht të diskutojë një marrëveshje për ndarje të energjisë me të cilën Izraeli do të kishte qasje në burimet e gazit në Gaza.
Të rikujtojmë se Izraeli përballet me një krizë energjetike me proporcione biblike dhe se miliarda dollarët e pashfrytëzuar dhe të paeksploatuar të Gazës përfaqësojnë një pasuri dhe një litar shpëtimi të cilën Tel Avivi nuk do të tolerojë që të shkojë kot.
Siç ka cekur Tascha Shahriari-Parsa: “Operacioni Protective Edge është luftë e një shteti kolonialist për të zgjeruar vjedhjen e burimeve natyrore të Palestinës … mbylljen dhe bombardimin e popullit të saj në burgun më të madh qiell-hapur në botë, ndërkaq duke u pasuruar në kurriz të tyre”.
Pra, Sionistët në fakt janë një bandë mjaft praktike e jo një bandë e çmendur radikale të nxitur nga egërsia e kryqëzatave. Ajo që ata kërkojnë në Gaza është thjeshtë qasje deri te pasuritë nëntokësore të Palestinës. Çfarëdo që ndodh në sipërfaqe është vetëm një largim i vëmendjes për publikun, një dredhi e projektuar për masat, në mënyrë që Izraeli të mund të kryejë grabitjen e rëndë duke mbetur plotësisht i pandëshkuar, dhe atë nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare e cila është gjithmonë e luhatur. Kush në fund të fundit do të guxojë të mohojë vuajtjet e martirit Izraelit?
Duke huazuar fjalët e Tascha Shahriari-Parsa, kur ajo shkroi raportin për The Ecologist: “pas operacionit, pas propagandës masive Izraelite dhe të SHBA-ve duke u përpjekur të justifikojnë masakrën, dhe pas vdekjes së çdo fëmije në Gaza qëndron një konflikt që diskutohet rrallë – një konflikt imperialist dhe një kontradiktë që mbështetet në ambiciet e Izraelit të përvetësojë dhe përfitojë nga burimet e gazit natyror të Gazës ”
Resurset e mëdha natyrore të Palestinës
Le të kthehemi pak në vitin 2000 kur British Gas (BG) zbuloi se Gaza shtrihet mbi gaz natyror me vlerë prej rreth 4 miliardë dollarë. S’është nevoja të thuhet se ky zbulim ishte tronditës për Izraelin, papritmas Gaza, kjo copë e vogël e tokës mbi të cilën janë zhvatur palestinezët, ky purgator i imagjinuar nga Sionistët për të dërrmuar shpresat dhe ëndrrat e palestinezëve, u bë një prioritet kyç gjeostrategjik. Sikur të bëhej nami, Izraeli e kishte patjetër të fitojë qasje deri te këto resurse.
Që kur BG bëri vlerësimin e parë, është konstatuar se rezervat e gazit në Gaza janë shumë më të mëdha se sa që ishte parashikuar. Sipas Michel Chossudovsky, një ekonomist kanadez dhe analist i shquar, Gaza prehet mbi një pasuri sa të Kuvajtit.
Në vend që të jetojë në kulmin e varfërisë, Gaza duhet të jetë një qendër e gjallë e biznesit, një sukses i shkëlqyer ekonomik. Në vend të kësaj, ajo është vyshkur nën bllokadën e Izraelit, e detyruar të lus dhe lyp bukën e përditshme, e njerëzit e saj janë sjellë në pozitë robërie.
Të ri-kujtojmë se bllokada detare e Izraelit përputhet me zbulimin BG-së. Të rikujtojmë gjithashtu se ishte viti 2000 kur Izraeli i mohoi Palestinës qasjen në ujërat e saj territorial, duke cenuar kështu të drejtën ndërkombëtare dhe duke vënë de facto Gazën nën rrethim; të gjitha këta sepse Izraeli dëshiron të grabis resurset e Palestinës.
Nuk jeni të bindur ende?
E pra, le t’i referohemi një komenti interesant dhe mjaft zbulues i bërë nga Moshe Ya’alon, ish shefi i shtabit të ushtrisë izraelite në vitin 2007, kur ai i zhveshi hapur motivet e vërteta të Izraelit. Duke iu përgjigjur komenteve në lidhje me pasuritë me gaz të Gazës, ai theksoi: “Të ardhurat nga shitja e gazit palestinez në Izrael, me gjasë nuk do të përdoreshin për të ndihmuar popullatën e varfër palestineze. Bile, duke u bazuar në përvojat e kaluara të Izraelit, të ardhurat do të mund të shërbenin për të financuar vazhdimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit. Një transaksion gazi me Autoritetet Palestineze, sipas definicionit, do të nënkuptonte përfshirjen e Hamasit. Hamasi ose do të përfitojë nga të ardhurat, ose do ta sabotonte projektin duke sulmuar Fatahun, instalimet e gazit, Izraelin – apo të tria … është e qartë se pa një operacion ushtarak të përgjithshëm për të çrrënjosur kontrollin e Hamasit në Gaza, as një shpim gazi s’do mund të bëhet pa pëlqimin e lëvizjes radikale islamike”.
Ajo që në të vërtetë Ya’alon tha është se ka shumë pak gjasa që Hamasi të pajtohet të bëj një marrëveshje me Izraelin. Pra Izraeli duhet ta eliminoi Hamasin, duke e shpallur fraksionin e tij një organizatë terroriste – edhe pse shumë do të argumentojnë se sipas ligjeve ndërkombëtare kjo është një lëvizje e rezistencës.
Izraeli ka nevojë për gaz tani!
Pra, pse një luftë tani? Thënë troç, Izraeli nuk mund të pret më gjatë. I kapluar nga papunësia e lartë dhe inflacionit në rritje, Izraeli duhet të gjejë një zgjidhje praktike për të dyja: krizën energjetike dhe rritjen e vështirësive ekonomike – financimi i një lufte të përjetshme mund të jetë mjaft e kushtueshme.
Sipas projeksioneve të vet Izraelit, shteti do të përballet me një krizë të rëndë energjetike deri më vitin 2020. Më herët në korrik të këtij viti, Haaretz publikoi një raport i cili citonte një pjesë nga raporti me shkrim i shkencëtarëve kryesorë të Ministrisë së energjisë dhe ujit dhe Ministrisë për mbrojtjen e mjedisit, ku përshkruhet në mënyrë eksplicite kriza energjetike e Izraelit.
Shkruan: “Ne besojmë se deri më vitin 2020 Izraeli duhet të rris përdorimin e gazit natyror [në familje] dhe nuk duhet të eksportojë gaz. Vlerësimet e Autoritetit për gazin natyror mungojnë. Ka një dallim prej 100 deri më 150 miliardë metra kub në mes parashikimeve të kërkesës, të prezantuara para komitetit, dhe parashikimeve më të fundit. Ka të ngjarë që rezervat e gazit të zgjasin edhe më pak se 40 vjet!”
Izraelit thjeshtë i soset koha. Protestat masive të kohëve të fundit në Izrael në lidhje me zhvlerësimin e kushteve të jetesës dhe padrejtësive sociale nuk janë për tu nënvlerësuar, zyrtarët vërtetë ndjejnë urgjencë të madhe.
Ashtu si që rriten nevojat e Izraelit, ashtu rritet edhe vendosmëria e tij për të anashkaluar të drejtën ndërkombëtare, dhe si më parë shtetet themeluese të Izraelit vetëm do të përkulen dhe tërhiqen me frikë.
Pasi që çdo gjë që Izraeli nuk mund ta negocion e shkatërron, duke filluar natyrisht me Hamasin, lufta kundër Gazës erdhi si një zhvillimi natyror i realiteteve gjeo-strategjike të Izraelit.
Le të rikujtojmë se herën e fundit që Izraeli marshoi në Gaza, në vitin 2008, vendosja ushtarake përputhej edhe me kontraktimin e BG për të diskutuar negociatat kritike rreth gazit natyror të Gazës. Një rastësi? Ndoshta jo.
Lufta e re në Gaza është një luftë kolonialiste. Kjo luftë e re në Gaza ka pak të bëjë me vetë-mbrojtjen, apo terrorin apo sovranitet … ajo gjithsesi ka të bëjë gjithçka me ambiciet neo-imperialiste të Izraelit.
Autore: Catherine Shakdam
Burimi: Memo Middle East Monitor
Përktheu: Portalb
EDITOR
10 years ago
previous article
Facebook prezanton veçorinë Save
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago